Mjekësi e përgjithshme

pri22024

Kanceri i mushkërive. Të moshuarit dhe depistimi

Në një studim të publikuar në revistën Annals of Family Medicine, autorët kanë analizuar arsyet e vendimit të disa pacientëve me jetëgjatësi të kufizuar dhe me shumë sëmundje shoqëruese, për t'iu nënshtruar depistimit për kancerin e mushkërive. Pavarësisht se sipas udhëzimeve këshillohet që këta individë të tregojnë kujdes për shkak të rrezikut të madh për dëmtime jatrogjene dhe për përfitime të vogla, studimi ka zbuluar se shumë prej këtyre pacientëve e zgjedhin depistimin, të motivuar nga besimi në rekomandimet e kliniçistëve dhe nga perceptimi i një rreziku më të ulët në lidhje me vetë depistimin.

Në studim janë identifikuar faktorët kryesorë që ndikojnë në vendimin për t'iu nënshtruar depistimit nëpërmjet intervistimit të 40 pacientëve të grumbulluar nga gjashtë struktura të Veterans Health Administration (VA). Pacientët, pavarësisht se ishin në dijeni rreth gjendjeve të tyre shëndetësore të ndërlikuara dhe jetëgjatësisë së kufizuar, u dukën të prirur për t'iu nënshtruar depistimit, shpesh të ndikuar nga besimi i tyre në sistemin shëndetësor të VA dhe në rekomandimet e mjekëve të tyre. Ky besim, së bashku me shpresën për përfitime në jetëgjatësi, të tilla si paqja e brendshme dhe planifikimi i së ardhmes, i shtynte ata të zgjidhnin depistimin.

Megjithatë, studimi ka evidentuar edhe mungesën e ndërgjegjësimit te pacientët përsa u përket dëmtimeve të mundshme nga depistimi, si nevoja për vlerësime dhe trajtime të mëtejshme në rast rezultatesh pozitive.

"Duke pasur parasysh besimin e pacientëve në rekomandimet e kliniçistëve, është e rëndësishme që klinicistët t'i përfshijnë pacientët në vendimmarrje, proces gjatë të cilit merren në konsideratë edhe dëmtimet e mundshme", përfundojnë autorët.

Ann Fam Med 2024. Doi: 10.1370/afm.3081
https://doi.org/10.1370/afm.3081


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>