Mjekësi e përgjithshme

dhj172015

Methylphenidate, të përdoret me kujdes te pacientët me ADHD

tags: ADHD

Për trajtimin e çrregullimit të deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) "Cochrane" përpos promovimit rekomandon kujdes në përdorimin e Methylphenidate. ADHD prek rreth 5% të fëmijëve dhe prodhon simptoma sjelljeje që gjurmohen edhe në adoleshencë e moshë të rritur. Maurizio Bonati nga Instituti "Mario Negri" në Milano thotë se "për herë të parë autorët e kërkimit kanë vënë bashkë më shumë se 185 studime të kontrolluara të cilat kanë përfshirë në total më shumë se 12 mijë persona, mes të cilëve fëmijë ose adoleshentë dhe përbëjnë një bazë të gjerë të evidencave shkencore edhe pse për fat të keq, shumë heterogjene".
Çfarë na thonë këto studime? "Në thelb asgjë të re, në kuptimin që gjithë sa dihej konfirmohet këtu. Methylphenidate është një bar stimulues, prandaj ka efekt, ndonëse të lehtë, të stimulimit të qëndrimit zgjuar dhe të reduktimit të oreksit. Por e rëndësishme është se nuk janë dokumentuar efekte anësore të rënda, të cilave iu druheshim, për shembull në nivelin kardiak apo të rënies përtej normave në peshë. Studimet e marra në shqyrtim janë të gjitha relativisht të shkurtra dhe nevojiten thellime të mëtejshme për të dhënë një siguri më të madhe në përdorim". Rekomandimi për kujdes edhe pse i rëndësishëm, nuk iu thotë se duhet të hiqni dorë nga methylphenidate, përkundrazi, siç thotë Bonati: "Nga kërkimi i Cochrane rezulton se ky është bari i zgjedhjes, ai rreth të cilit kemi më shumë informacione. Vetëm për pak principe të tjera kundër ADHD janë prodhuar kaq shumë evidenca; kemi tashmë njohuri të konsoliduara mbi pozologjinë dhe dozat më të përshtatshme".
Sigurisht, autorët nënvizojnë se do të duheshin edhe më shumë studime të cilësisë më të mirë: "Në disa aspekte janë hedhur poshtë burime që mund të përdoreshin në mënyrë më të saktë duke zhvilluar studime më solide". 


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>