Focus

sht122023

ADHD-ja dhe lidhja shkak-pasojë me çrregullimet e shëndetit mendor

Sipas një studimi të publikuar në "BMJ Mental Health", çrregullimi i deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) është një faktor rreziku i pavarur që ndikon në shfaqjen e problemeve serioze të shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin madhor, çrregullimet e stresit post-traumatik, çrregullimet e të ngrënit, anoreksinë nervore dhe tentativat për vetëvrasje.

"Prevalenca e ADHD-së në terma globalë vlerësohet të jetë rreth 5% te fëmijët/adoleshentët dhe 2,5% te të rriturit. Studimet vëzhguese të publikuara deri tani e kanë lidhur ADHD-në edhe me me çrregullimet e humorit dhe ankthit, por nuk kanë arritur të vërtetojnë nëse ekziston një lidhje shkakësore ndërmjet këtij çrregullimi dhe sëmundjeve të tjera mendore", shpjegon Christa Meisinger nga Universiteti i Augsburgut, Gjermani, autorja kryesore e studimit. Për t'u thelluar më thellë në këtë çështje, studiuesit shfrytëzuan teknikën statistikore të quajtur randomizimi mendelian, dhe përdorën variantet gjenetike për të vlerësuar efektin e ADHD-së në depresionin madhor, çrregullimin bipolar, çrregullimet e ankthit, skizofreninë, çrregullimet e stresit post-traumatik (PTSD), anoreksinë nervore dhe të paktën një tentativë vetëvrasjeje.

Ekspertët fillimisht vendosën lidhjet e mundshme midis ADHD-së dhe çrregullimeve të ndryshme, dhe më pas ekzaminuan nëse çrregullimet e lidhura me ADHD mund të jenë potencialisht përgjegjës për atë që u gjet në analizën e parë. Në fund, ata grumbulluan të dhënat e të dyja analizave për të llogaritur efektet direkte dhe indirekte të ADHD-së. Autorët nuk gjetën prova të një lidhjeje shkakësore midis ADHD-së dhe çrregullimit bipolar, ankthit ose skizofrenisë, por mundën të gjenin prova për një rrezik të lartë për zhvillimin e të anoreksisë nervore (28%), dhe se ADHD-ja mund të shkaktojë edhe depresion madhor (9% rritje të rrezikut). Pas përshtatjes për depresionin madhor, u shfaq një lidhje e drejtpërdrejtë shkakësore si me tentativat për vetëvrasje (30% rritje e rrezikut) dhe ashtu edhe me çrregullimin e stresit post-traumatik (18% rritje e rrezikut). Studiuesit paralajmërojnë se randomizimi mendelian nuk është pa kufizime, duke qenë se i njëjti gjen mund të shoqërohet me tipare të ndryshme, mund ta bëjë më të vështirë përcaktimin e efektit shkakësor. Megjithatë, ata arritën në përfundimin se gjetjet e tyre duhet të inkurajojnë mjekët që të jenë më proaktivë në trajtimin e pacientëve me ADHD.

 

BMJ Mental Health 2023. Doi: 10.1136/bmjment-2022-300642
http://doi.org/10.1136/bmjment-2022-300642


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>