Mjekësi e përgjithshme

mar252016

Fizioterapia efikase për inkontinecën urinare në postmenopauzë

Një program i fizioterapisë për muskujt e dyshemesë pelvike ka sjellë një reduktim me 75% të episodeve të inkontinencës urinare (Iu) mes grave në post-menopauzë që vuajnë edhe nga osteoporoza.
Kërkuesit e një studimi koordinuar nga Meena Sran të "Ëomen's Hospital & Health Centre a Vancouver" në British Columbia, kanë rekrutuar 48 gra me moshë mbi 55 vjeç me osteoporozë dhe inkontinencë urinare, duke e caktuar gjysmën në programin e fizioterapisë dhe gjysmën tjetër në grupin e kontrollit.  

"Rezultatet kishin të bënin me numrin mestar javor të episodeve të inkontinecës urinare në fillim të studimit, në fund të trajtimit dhe një vit pas përfundimit të tij", shkruajnë autorët. Kështu gratë në grupin e fizioterapisë pas përfundimit të programit patën një reduktim nga 8 në 2 episode në javë të inkontinencës urinare në krahasim me grupin e kontrollit, ku nuk u verifikua asnjë reduktim i episodeve.

Efekti i fizioterapisë ishte ende i pranishëm një vit më pas, përballë rritjes frekuencës së episodeve të inkontinencës urinare te pacientet në grupin e kontrollit. "Deri në 28% të grave në post-menopauzë, veçanërisht nëse ishin të moshuara raportonin episode të inkontinencës urinare, me përqindje edhe më të mëdha nëse ishte e pranishme osteoporoza", nënvizon Sran, duke shtuar se në këtë nëngrup personash inkontinenca është një prioritet shëndetësor e lidhur me aktivitetin e reduktuar fizik e po ashtu me një rritje të riskut për përsëritje. Në muajin e tretë të folloë-up-it pas përfundimit të studimit, u vu re një pjesëmarrje pak a shumë të lartë për shkak edhe të motivimit të ardhur nga rezultatet e mira të arritura. Rezultate të ngjashme janë vëzhguar një vit pas përfundimit të fizioterapisë: 67% e grave vazhdonte të ushtronte dyshemenë pelvike rregullisht çdo ditë për tri herë në javë.  


Menopause. 2016. doi: 10.1097/GME.0000000000000594
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26886884


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>