Mjekësi e përgjithshme

pri112016

Pas një tumori infantil, fertiliteti i meshkujve preket më shumë

Impakti i kimioterapisë te fertiliteti në të ardhmen për ata që janë prekur nga një tumor në moshën e fëmijërisë, është mjaft modest. Në shumë raste ai/ajo që mbijeton ka mundësi të mira për të qenë fertil, por impakti është shumë më domethënës te meshkujt sidomos nëse ata janë trajtuar me doza të larta barnash alkiluese dhe cisplatin: është ky konkluzioni kryesor i një studimi të publikuar se fundmi në "Lancet Oncology. "Disa kërkime kishin sinjalizuar se fertiliteti mund të cënohet nga kimioterapia, por nuk dihej shumë mbi efektet e barnave antikancer si ifosfamid dhe cisplatin, rreth mundësisë së konceptimit te të mbijetuarit nga një neoplazi infantile", shpjegon Eric Chow i Fred Hurchinson Cancer Research Center në Seattle, në shtetin e Washington, që bashkë me kolegët e tij ka përdorur të dhënat e Childhood Cancer Survivor Study (Ccss), relative me një numër të madh të rinjsh me diagnozë të kancerit para moshës 21 vjeçare të ndjekur në 27 qendra amerikane dhe kanadeze në periudhën 1970-1999 dhe që kanë mbijetuar për rreth 5 vjet.
"Në harkun e 45 viteve, 70% e të mbijetuarave nga kanceri ka mbetur shtatzënë krahasuar me 50% të meshkujve që janë bërë baballarë", shkruajnë kërkuesit duke nënvizuar se doza të larta të përqendruara me cisplatin dhe me alkilues si ciclofosfamid dhe procarbazina lidhen me një reduktim domethënës të probabilitet mashkullor për të konceptuar. Chow dhe kolegët nënvizojnë gjithashtu se doza e ifosfamid më e lartë se ajo që meshkujt shikojnë se ul mundësitë e tyre për të konceptuar, është në mënyrë domethënëse më e ulët se ajo e treguar si risk në udhëzimet aktuale. Për sa i përket vajzave, në fakt vetëm marrja e busulfan dhe dozave të larta të lomustin janë të lidhura me reduktimin e mundësisë për të konceptuar.
"Pavarësisht se këto rezultate janë inkurajuese për pjesën më të madhe të femrave të trajtuara me kimioterapi në fëmijëri, nevojiten studime të mëtejshme për të identifikuar mundësitë më të mira për konservimin e fertilitetit për t'ia propozuar pacientëve dhe familjeve para se të fillojnë trajtimin", përfundon Chow. "Duke parë riskun e komprometimit të fertilitetit, meshkujve të trajtuar me alkilues dhe cisplatin duhet ti propozohet krio-rezervimi i spermës para trajtimit", propozon në një editorial shoqërues Richard Anderson i Universitetit të Edinburgut në Skoci.

 

The Lancet Oncology 2016. doi: 10.1016/S1470-2045(16)00086-3http://www.thelancet.com/journals/lanonc/article/PIIS1470-2045(16)00086-3/abstract

The Lancet Oncology 2016. doi: 10.1016/S1470-2045(16)00116-9http://www.thelancet.com/journals/lanonc/article/PIIS1470-2045(16)00116-9/abstract

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>