Mjekësi e përgjithshme

kor272016

Kanceri në prostatë në stadin fillestar: Gjysma e meshkujve amerikanë zgjedhin mbikëqyrjen aktive

Sipas një anketimi të "New York Times", gjysma e meshkujve amerikanë të diagnostikuar me tumor në prostatë në stadin e hershëm zgjedhin një mbikëqyrje aktive të tij. Një ndryshim i madh në krahasim me 5 vjet më parë, kur përdorimi i radioterapisë dhe kirurgjisë ishte në rend të ditës. Për të arritur në këto përfundime gazetarët shkencorë të NYT përdorën të dhënat e dy regjistrave kombëtarë nga ku rezulton se në 2016-n numri i pacientëve që zgjodhën mbikëqyrjen aktive është në rritje, madje deri në 50%.

Jo më shumë se 5 vjet më parë, thuajse të gjithë pacientët që merrnin një diagnozë për neoplazi prostatike fillestare zgjidhnin kirurgjinë ose radioterapinë. Por gjatë viteve të fundit, shoqatat kryesore shkencore kanë filluar të rekomandojnë mbikëqyrjen aktive, një strategji që ishte këshilluar për një kohë të gjatë vetëm në qendrat kryesore mjekësore universitare, por jo nga urologët e angazhuar  në rutinën e përditshme. Në 2011-n Institutet Kombëtare të Shëndetit (Nih) zhvilluan një konferencë të përbashkët ku dilnin në përfundimin se mbikëqyrja aktive  ishte zgjedhja më e mirë për burrat me një tumor prostatik në stadin fillestar. 
Dhe i njëjti qëndrim u mbajt vitin e kaluar nga Shoqata Amerikane e Onkologjisë Klinike në udhëzuesit e saj. Indikacione të motivuara me faktin se rreth gjysma e të gjithë burrave me karcinomë prostatike me diagnozë të re kanë tumore me risk të ulët.

Për të klasifikuar neoplazitë prostatike, patologët i referohen aspektit të qelizave tumorale në mikroskop dhe agresivitetit të tumorit, pra shpejtësisë me të cilën kjo ka tendencën të rritet dhe të përhapet në organe të tjera. Metoda më e përdorur është shkalla Gleason e cila bazohet në një rend pikësh nga 2 deri në 10 ku: nga 2 deri në 6 tumori është në rritje të ngadaltë dhe me tendencë të vogël për t'u përhapur në distancë; 7 nënkupton një tumor në shkallë të mesme; 8 deri në 10 një tumor shumë agresiv. Sa më të ulëta të jenë pikët, aq më i vogël është agresiviteti i kancerit dhe aq më e madhe është tendenca aktuale e pacientëve për t'ju drejtuar strategjisë së mbikëqyrjes aktive.

 

 

The New York Times
http://www.nytimes.com/2016/05/25/health/prostate-cancer-active-surveillance-surgery-radiation.html?rref=collection%2Fsectioncollection%2Fhealth&_r=1


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>