Mjekësi e përgjithshme

kor72016

Reumatologjia, të gjitha risitë e prezantuara në EULAR

Gjatë muajit të kaluar u zhvillua në Londër kongresi vjetor i EULAR (European League Against Rheumatism) në të cilin u diskutua mbi disa nga risitë më të fundit terapeutike lidhur me reumatologjinë, të tilla si: inhibitori selektiv i JAK1 dhe JAK 2, baricitinib dhe filgotinib në artritin reumatik; inhibitorët e interleukinës 17 si bimekizumab, sekukinumab dhe ixekizumab në trajtimin e artritit psoriatik; inhibitori i  BLyS (stimuluesi i limfociteve B) belimumab dhe inhibitori i receptorit tip 1 të interferonit, anifrolumab, në trajtimin e lupus eritematoz sistemik.

Kërkimet e fundit nënvizojnë rolin e interleukinës 17 në stimulimin e përgjigjes imunitare në sëmundje si psoriasis, artriti psoriatik dhe  spondiliti ankilozues. Rezultatet në 2 vitet e studimit "MEASURE 1" tregojnë për shembull se si deri në 80% të pacientëve me spondilit ankilozues të trajtuar me këtë bar nuk kanë treguar një progresion të ndryshimeve radiografike të shtyllës kurrizore. Në mënyrë analoge, rezultatet në 2 vjet nga administrimi i inhibitorit të interleukinës 17 te pacientët me artrit psoriatik (studimi FUTURE1) tregojnë se si trajtimi lejon të arrihet një përmirësim i simptomave dhe i shenjave te pacientët me artrit psoriatik. Edhe në këta pacientë, në 84% të rasteve nuk është regjistruar asnjë progresion radiografik në dëmin e artikulacioneve.

Një revolucion i vërtetë në trajtimin e artritit reumatoid mund të mbërrijë nga një grup specifik enzimash JAK 1 dhe JAK 2, përgjegjës i mekanizmit inflamator që prek kyçet. Këto enzima në fakt rregullojnë sintezën e citokinave të implikuara në patogjenezën e patologjive të ndryshme inflamatore dhe autoimune që modulohen pra nga barna të reja. Aktualisht është në vazhdim studimi i fazës 3 për baricitinib, inhibitor unik selektiv i dy enzimave. Të dhënat më të fundit tregojnë se si bari i ri, i administruar në rrugë orale në një dozë të vetme ditore është efikas në reduktimin e dhimbjes, ngurtësimit së mëngjesit dhe lodhjes, por mbi të gjitha lejon një përmirësim klinik të dyfishuar dhe të zgjatur në kohë. Rezultatet e studimeve të drejtuara deri më tani, përveç se tregojnë një profil të mirë sigurie, sugjerojnë edhe mundësinë që falë mekanizmit të veprimit që prek disa shënjestra njëkohësisht bari të çojë drejt reduktimit të sëmundjes.

Të dhëna të tjera interesante të nxjerra me rastin e kongresit janë të lidhura me mundësinë për të parashikuar përgjigjen ndaj terapisë te pacientët me artrit reumatik. Në veçanti një studim ka treguar se si prania e antitrupave anti-CPP lidhet me një përgjigje më të mirë të pacientëve në trajtim me modulatorin selektiv të bashkë-stimulimit të limfociteve T:  abatacept. Kërkuesit shpresojnë që ky zbulim të përfaqësojë një hap të parë drejt identifikimit të nëngrupeve të pacientëve që iu përgjigjen terapive specifike.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>