Mjekësi e përgjithshme

gus82016

Fibromialgjia, pas dhjetë vitesh EULAR rinovon udhëzuesit. Ja rekomandimet e reja

Lega Evropiane Kundër Reumatizmit (ELUAR) ka përditësuar pas një dekade udhëzuesit mbi fibromialgjinë, duke ofruar rekomandime të bazuara mbi prova për menaxhimin e pacientëve të prekur nga kjo patologji, duke përfshirë prova në mbështetje të terapive farmakologjike plotësuese dhe alternative.
Ky dokument i lejon EULAR të kalojë nga rekomandimet e bazuara në opinionet e ekspertëve te rekomandimet e mbështetura në prova shkencore të rishikimeve dhe metanalizave cilësore", shkruajnë autorët. Grupi i punës i formuar prej 18 anëtarësh nga 12 shtete evropiane ka ekzaminuar të dhënat e 107 rishikimeve sistemike dhe/ose metanalizave.
Studiuesit e koordinuar nga Gary J. Macfarlane nga Universiteti i Aberdeen (UK) kanë gjetur provën më të fortë për edukimin e pacientëve dhe ndërhyrjen jo-farmakologjike (ushtrimet fizike) si pjesë e terapisë fillestare. Përveç kësaj, rekomandimet nënvizojnë nevojën për një qasje të individualizuar që mund të përfshijë ndërhyrje farmakologjike, psikologjike dhe/ose rehabilituese në bazë të secilit pacient. 


Autorët megjithatë paralajmërojnë mbi faktin se "dimensioni i efektit për trajtime të ndryshme është relativisht modest" dhe janë të nevojshme kërkime të tjera për të arritur strategji trajtimi optimale dhe për të përmirësuar rezultatet e pacientit.


Duke vlerësuar të dhënat, grupi i punës mori në konsideratë faktorë si numrin e provave, numrin e pacientëve, rezultatet e vlerësuara dhe efektet anësore. Më pas i bazoi rekomandimet në një shkallë prej 4 pikësh sa i takon forcës së rekomandimeve duke i bazuar në "ekuilibrin mes efekteve të dëshirueshme dhe të padëshirueshme (dhe duke marrë në konsideratë vlerat dhe preferencat), ndikimin e efekteve anësore dhe përdorimin e burimeve".


Bashkë me rekomandimet e reja komiteti ka evidentuar 5 çështje prioritare të kërkimit, mes të cilave: 1) A është më mirë monoterapia se një qasje multimodale? 2) Ç'lloj ushtrimi fizik është më avantazhues (force apo stërvitjeje aerobike)? 3) A janë parashikuese karakteristikat e pacientit ndaj përgjigjes terapeutike? 4) Fibromialgjia me sëmundjen artikulare inflamatore shoqëruese kërkon një qasje terapeutike të ndryshme? 5) Kush është i pajisur më mirë për të menaxhuar pacientët me fibromialgji? Përqendrimi te këto prioritete kërkimi kontribuon në përmirësimin e trajtimit të pacientëve.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>