Mjekësi e përgjithshme

mar102017

Anoreksia nervore, stimulimi i thellë cerebral është një terapi potenciale

Stimulimi i thellë cerebral (Dbs) i trupit kalloz te pacientet me anoreksi nervore refraktare ndaj kurave, mund të përmirësojë dukshëm humorin, ankthin, efektivitetin dhe peshën trupore. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në "Lancet Psychiatry" dhe i koordinuar nga Nir Lipsman nga qendra Sunnybrook Health Sciences Centre, në Universitetin e Torontos në Kanada. Në trialin e zhvilluar morën pjesë 16 gra me moshë mesatare 34 vjeç me anoreksi nervore kronike rezistente ndaj trajtimit që zgjaste mesatarisht prej 18 vitesh.

"Pacientet iu nënshtruan një ndërhyrjeje kirurgjike për Dbs me stimulim të vazhdueshëm të trupit kalloz për 12 muaj", shkruajnë kërkuesit, duke saktësuar se procedura ishte e toleruar mirë dhe se dhimbja e lidhur me kirurgjinë apo pozicionimin e elektrodave ishte një efekt anësor më i shpeshtë.
"Të gjitha gratë ishin dukshëm nën peshë në fillim të trialit, me një indeks të masës trupore mesatare 13.83 që pas 12 muajsh trajtimi u rrit në 17.34. "Pas Dbs u përmirësuan në mënyrë të vazhdueshme edhe treguesit e depresionit, ankthit dhe efektivitetit", pohojnë autorët, duke shtuar se kryerja e një tomografie për nxjerrjen e pozitroneve (Pet) ka treguar ndryshime domethënëse në metabolizmin e glukozës cerebrale në struktura kyçe të implikuara në anoreksinë nervore.

"Follow up-i afatgjatë i cili vazhdon ende, ndihmon në përcaktimin e kohëzgjatjes së përgjigjes", shpjegon Lipsman, duke dalë në përfundimin se nevojiten studime të randomizuara dhe të kontrolluara për të testuar përfundimisht rolin e Dbs-së në menaxhimin e anoreksisë nervore kronike, rezistente ndaj trajtimit. Dhe në një editorial Carrie McAdams, nga departamenti i psikiatrisë në University of Texas Southwestern Medical Center, shkruan: "Ky studim tregon efikasitetin dhe sigurinë e Dbs te gratë e rritura, me anoreksi nervore refraktare ndaj kurave, duke ofruar një opsion të mundshëm trajtimi".

 


Lancet Psychiatry. 2017. doi: 10.1016/S2215-0366(17)30076-7 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28238701

Lancet Psychiatry. 2017. doi: 10.1016/S2215-0366(17)30074-3 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28238702


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>