Mjekësi e përgjithshme

qer122017

Psoriaza dhe artriti psoriatik rritin riskun për fraktura osteoporotike

Një studim i publikuar në "Annals of the Rheumatic Diseases" dhe i koordinuar nga Alexis Ogdie në Perelman School of Medicine, University of Pennsylvania në Filadelfia, ka analizuar pacientët me artrit psoriatik, psoriazë dhe artrit reumatoid dhe ka dalë në përfundimin se dy gjendjet e para ndikojnë në rritjen e ndjeshme të mundësive për të zhvilluar fraktura osteoporotike.
"Në studim morën pjesë më shumë se 168.000 pacientë: 9.788 të prekur nga artriti psoriatik, 158.323 nga psoriaza dhe 39.306 nga artriti reumatoid, të cilët u ballafaquan me 821.834 kontrolle", shkruan kërkuesja, e cila shpjegon se të dhënat i përkasin periudhës 1994-2014 dhe janë marrë nga arkivi britanik THIN (The Health Improvement Netëork). 
Dhe nga rezultatet del jo vetëm që ekziston një risk i lartë për fraktura incidente te pacientët me artrit psoriatik ose psoriazë, por se te këta të fundit shtohen mundësitë për fraktura të pelvisit ose vertebrale.
"Sipas të dhënave tona pacientët me artrit psoriatik kanë një prevalencë të lartë të faktorëve të riskut për osteoporozë dhe fraktura", pohon Ogdie dhe shton se rreth 5% e pacientëve me psoriazë kanë qenë në terapi me Dmard (barna antireumatike modifikuese të sëmundjes). Po ashtu iu janë përshkruar kortikosteroide në rrugë orale 17% të pacientëve me artrit psoriatik, në 9% të pacientëve me psoriazë të lehtë dhe 21% të atyre me psoriazë të rëndë. Autorët dalin nën se screening dhe menaxhimi i osteoporozës duhet të merren në konsideratë te pacientët me psoriazë dhe artrit psoriatik.

 

Ann Rheum Dis. 2017. doi: 10.1136/annrheumdis-2016-210441 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28093419


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>