Mjekësi e përgjithshme

kor112017

Tumoret e shkaktuara nga alkooli, onkologët: Më shumë përpjekje për t'i parandaluar

tags: Alkolizmi, BE

Nëse duam të parandalojmë një vdekshmëri në rritje nga tumoret e aparatit tretës, nevojitet që të ndryshojmë sjelljen me pijet alkoolike: në këtë përfundim ka dalë raporti i publikuar nga një grup shoqatash onkologjike: "Është momenti që Europa të ndryshojë qasjen për sa i përket konsumit të alkoolit", shkruan Paul Fockens, president i grupit United European Gastroenterology (UEG) i cili ka përgatitur raportin. Sipas tij politikanët dhe qytetarët nuk e kanë perceptimin e duhur të kostove sociale dhe implikimeve shëndetësore të rritjes së konsumit të alkoolit, që veçanërisht në vendet e Lindjes po krijon bazat për një shpërthim të vërtetë të rasteve tumorale në vitet që do të vijnë.

Në nivel global, Europa kryeson klasifikimin botëror me një konsum mesatar vjetor që sipas OBSH në vitin 2016 arrinte në 27 litra alkool të pastër, kundrejt mesatarisht 22 litra në Shtetet e Bashkuara: Mesatarja për të rriturit është me dy njësi alkoolike në ditë dhe sjell një rritje prej 21% të kancerit të ezofagut dhe atij kolorektal, ndërsa gradienti gjeografik tregon se konsumi i rritur (përcaktuar si pesë ose më shumë njësi në ditë) është më i zakonshëm në Europën Lindore ku risku është 7 herë më i lartë se në pjesën tjetër të kontinentit. Njerëzit dinë shumë pak për dëmet që shkakton ky zakon mijëra vjeçar, i cili duket i shpërndarë në mënyrë me të barabartë, aq sa vetëm një europian në 10 e di që konsumi i pijeve alkoolike ekspozon ndaj një risku të shtuar për kancer.
Po sipas raportit shumë profesionistë të shëndetësisë ruajnë një vizion të zbutur: injorojnë si faktin që nga pikëpamja onkologjike nuk ekziston një kufi nën të cilin konsumi i pijeve alkoolike është i padëmshëm, ashtu edhe që rreth 30% e vdekshmërisë nga sëmundjet gastrointestinale i atribuohet drejtpërdrejt alkoolit.
Sot 5 tumoret më të zakonshme të traktit tretës - kolorektal, në ezofag, pankreas, mëlçi dhe stomak - shkaktojnë rreth 3 milionë vdekje çdo vit, që pa një ndryshim radikal janë të destinuar të bëhen 8 milionë në vit në 2050-n.

 

Alcohol and Digestive Cancers Across Europe: Time for Change
https://spink.sharefile.com/share?#/view/s9b8ba75e47644849


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>