Mjekësi e përgjithshme

kor172017

Nodujt e tiroides, skema e re e klasifikimit shmang biopsitë e panevojshme

tags: Tiroide

Sipas një studimi të publikuar në Journal of the American College of Radiology, një sistem i ri dhe i thjeshtë i klasifikimit të risqeve, bazuar në karakteristikat e nodulit të tiroides të vëzhguar në ekografi, mund të përcaktojë nëse noduli ka nevojë për një biopsi me age për të zbuluar nëse ka tumor potencial apo jo. Dhe kështu ndihmon në shmangien e biopsive të padobishme.

Pas caktimit të disa pikave në bazë të paraqitjes së vërejtur me anë të imazherisë, nodujt ndahen në 5 kategori të dyshuara për kancer, duke filluar nga 0 deri në 7 pikë ose më shumë. "Skema jonë e thjeshtë, e përcaktuar nga American College of Radiology (ACR) i vendos pikë nodujve të tiroides duke u bazuar në pesë parametra: përbërja, ekogjeniciteti, forma, kufiri dhe fokusi ekogjenik, shpjegon autori kryesor i studimit Franklin Tessler nga University of Birmingham në Alabama, i cili më pas shton: "Nodujt klasifikohen si beninjë, jo të dyshimtë - ose lehtësisht, të moderuar apo shumë të dyshimtë". Në bazë të kategorisë ku pwrfshihen, ka dhe udhëzime për follow up. Për nodujt shumë të vegjël për të plotësuar kriteret për aspirimin me age, ekografia duhet të bëhet pas 1, 3 dhe 5 vitesh nëse bëhet fjalë për noduj mesatarisht të dyshimtë dhe ndoshta në të njëjtat periudha nëse bëhet fjalë për noduj lehtësisht të dyshimtë, por duhet të kryet çdo vit deri në 5 vjet për noduj shumë të dyshimtë.

Në rastin e më shumë nodujve, biopsitë duhet të kryen në jo më shumë se dy noduj me aspektet më të dyshimta në bazë të pikëve totale ndonëse mund të mos bëhet fjalë për më të mëdhenjtë. Për sa i përket kryerjes së biopsisë në tre apo më shumë noduj është një praktikë që nuk tolerohet mirë nga pacientët dhe shton kostot me pak apo asnjë përfitim dhe me ndonjë risk shtesë. Këshillohet biopsia e nodujve mw tw dyshimtw nëse janë të paktën 1 cm dhe e nodujve që kanë një risk të ulët malinj, por kanë madhësi 2.5 cm ose më të madhe.
Kryerja e ekografive të follow up-it të rekomanduara duhet të zbulojë çfarëdo lloj malinjiteti domethënës. "Sidoqoftë janë të nevojshme kërkime të mëtejshme për një periudhë më të gjatë për të përcaktuar se sa mirë ky sistem i klasifikimit të riskut të bazuar në ekografi mund të zbulojë nodujt që mund të bëjnë diferencën për pacientin", përfundojnë autorët.

 


J Am Coll Radiol. 2017. doi: 10.1016/j.jacr.2017.01.046
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28372962


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>