Mjekësi e përgjithshme

kor272017

Përkeqësimet e astmës, përfitimet nga azitromicina e shtuar me trajtim të dyfishtë

tags: astma

Shtimi i azitromicinës lidhet me një numër më të vogël rekurencash të astmës te pacientët që marrin një terapi kujdesi të dyfishtë, sipas një studimi të publikuar në Lancet. "Rekurencat e astmës shkaktojnë një barrë të rëndë të sëmundjes globale, - shprehet Peter Gibson nga Hunter Medical Research Institute në Newcastle, Australi, që më pas shton: - Të rriturit me astmë të vazhdueshme të pakontrolluar pavarësisht trajtimit të mirëmbajtjes kërkojnë një terapi shtesë. Edhe pse antibiotikët makrolidë mund të përdoren për trajtimin e astmës së vazhdueshme, jemi përpjekur të vlerësojmë efikasitetin dhe sigurinë e azitromicinës orale si terapi shtesë në pacientë me këtë lloj problemi në trajtimin me kortikosteroidë në rrugë inhalatore me doza të mesme - të larta dhe një bronkodilatator që zgjat në kohë".
Kërkuesit kanë randomizuar më shumë se 400 të rritur për të marrë azitromicinë orale 500 mg ose placebo tre herë në javë për 48 javë; janë përjashtuar pacientët me anomali të zgjatjes QTc ose probleme të të dëgjuarit. Grupi i trajtuar me azitromicinë ka pasur më pak rekurenca të astmës së moderuar dhe të rëndë në krahasim me grupin me placebo dhe një përmirësim të cilësisë së jetës të lidhur me astmën. Nga ana tjetër personat që marrin azitromicinë kishin probabilitet më të madh për të pasur diarre (34% e rasteve në krahasim me 19% të pacientëve të trajtuar me placebo). Organizmat rezistentë ndaj azitromicinës të identifikuar në kampionët e pështymës të mbledhur pas trajtimit, nuk paraqisnin një diferencë domethënëse midis dy grupeve, por autorët nënvizojnë se studimi nuk kishte fuqi të mjaftueshme për të dhënë një efekt në këtë fushë. "Azitromicina mund të jetë një terapi shtesë e dobishme në astmën e vazhdueshme", përfundojnë kërkuesit.
"Efektet mbi rezistencën mikrobike të komunitetit të një terapie afatgjatë me makrolide mbeten një shqetësim për shëndetin publik. Janë të nevojshme studime të mëtejshme me makrolidë jo antibiotikë, më të sigurt në astmën e rëndë të pakontrolluar", shprehen në një editorial Guy Brusselle nga Ghent University Hospital në Belgjikë dhe Ian Pavrod nga University of Oxford në Mbretërinë e Bashkuar. "Edhe pse me shumë mundësi efektet antimikrobike kontribuojnë në efikasitetin kompleksiv të makrolideve, efektet pozitive të makrolideve jo antibiotike mund të jenë ndërmjetëse midis atyre të makrolideve antibiotike dhe të placebos", përfundojnë autorët.


Lancet. 2017. doi: 10.1016/S0140-6736(17)31281-3
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28687413

Lancet. 2017. doi: 10.1016/S0140-6736(17)31547-7
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28687412


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>