Mjekësi e përgjithshme

dhj182017

Studim i ri: Tromboliza farmako-mekanike jo gjithmonë shmang sindromën post trombotike

Rreziku i sindromës post trombotike nuk zvogëlohet pas trajtimit të trombozës venoze të thellë (TV) duke përdorur agjentë trombolitikë, trombektominë dhe të tjera masa invazive nëpërmjet kateterit. Ky është rezultati i studimit ATTRACT (Acute Venous Thrombosis: Thrombus Removal with Adjunctive Catheter-Directed Thrombolysis), publikuar në "New England Journal of Medicine". Përqindja e pacientëve të trajtuar me antikoagulantë me apo pa trombolizë farmako-mekanike që kanë zhvilluar sindromën post trombotike në periudhën e 24 muajve, ka qenë respektivisht 47% dhe 48%. Rreziku për hemorragji të rënda ka qenë më i lartë, në rastin e trajtimit më invaziv.
"Kemi mbetur paksa të surprizuar nga këto rezultate", deklaron autori kryesor Suresh Vedantham, nga Universiteti i Uashingtonit, duke shpjeguar se sindroma post trombotike, mund të përfshijë dhimbje kronike të gjymtyrëve dhe fryrje me komplikacione të mundshme në të ardhmen. Ajo është verifikuar në afërsisht gjysmën e pacientëve me trombozë venoze të thellë proksimale, pavarësisht përdorimit të barnave antikoagulante. "Ekzistojnë megjithatë opinione të debatueshme mbi efikasitetin e trombolizës farmako-mekanike të kryer te pacientët me trombozë venoze të thellë nëpërmjet kateterit, që në studimin ATTRACT ka sjellë lëshimin e antigjenit polipeptid të lëkurës, me apo pa aspirim të materialit trombotik të tretur», vënë në dukje autorët.
Në studimin multicentrik të fazës së tretë kanë marrë pjesë 692 pacientë me trombozë venoze të thellë proksimale akute, përzgjedhur rastësisht për të marrë vetëm trajtimin antikoagulant me warfarin (355 vetë) ose antikoagulantin bashkë me trombolizën farmako-mekanike (337 vetë). Treguesi parësor i efikasitetit ishte zhvillimi i një sindrome post trombotike, që në shkallën Villalta rezulton i barabartë ose më shumë se 5, ose e një ulçere në këmbë me trombozë të venave të thella, e shfaqur pas 6-24 muajsh. Gjatë ndjekjes dyvjeçare, te 47% e 337 pacientëve të caktuar në trombolizën farmako-mekanike dhe te 48% e 355 pacientëve të grupit të kontrollit, është zhvilluar sindroma post trombotike. «Tani janë të nevojshme studimet e drejtpërdrejta për të identifikuar nëngrupe të veçanta pacientësh që mund të kenë dobi nga kjo terapi", shton Vedantham-i. Më tej, ai përfundon: "Mendoj se mesazhi kryesor i studimit ATTRACT ishte se pjesa më e madhe e pacientëve ka tashmë mundësinë të evitojë një procedurë të panevojshme, që mund të ketë rreziqe dhe kosto të konsiderueshme".


Nejm 2017. Doi: New England Journal of Medicine 377:2240-2252. http://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa1615066


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>