News

qer142021

Italia pezullon vaksinën AstraZeneca për individët nën 60 vjeç, pas vdekjes së 18-vjeçares

ROMA (Reuters) - Qeveria italiane ka bërë me dije se ka kufizuar administrimin e vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19, vetëm për pacientët mbi 60 vjeç, pas vdekjes së 18-vjeçares Camilla Canepa, për shkak të një trombi.

Camilla Canepa ka vdekur në moshën 18-vjeçare, pasi e kishte marrë vaksinën me datë 25 maj, duke shkaktuar një stuhi polemikash në të gjithë vendin në lidhje me administrimin e vaksinës së kompanisë farmaceutike anglo-suedeze për të rriturit e çdo grupmoshe, pavarësisht shqetësimeve me karakter mjekësor, që janë ngritur më parë.

"AstraZeneca do të përdoret vetëm për individët mbi 60 vjeç", ka thënë në një konferencë për shtyp komisari i jashtëzakonshëm për shkak të emergjencës Covid, Francesco Paolo Figliuolo.


Burimi: msn.com


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>