Mjekësi e përgjithshme

shk222019

Kirurgjia bariatrike përmirëson funksionin seksual te pacientët obezë

Rreth gjysma e pacientëve që nuk ishin të kënaqur me jetën e tyre seksuale para operacionit bariatrik, raportuan përmirësime në këtë aspekt të jetës së tyre në pesë vitet pas operacionit, sipas një studimi të publikuar në "JAMA Surgery".
"Pas operacionit bariatrik, janë raportuar përmirësime afatshkurtra në funksionet seksuale, por ne dimë ende shumë pak për kohëzgjatjen e këtyre efekteve", thotë Kristine Steffen (Universiteti Shtetëror i Dakotës së Veriut), autore kryesore e studimit. Studiuesit kanë përcaktuar përqindjen e të rriturve me funksionim seksual të dobësuar që përjetojnë përmirësime të qëndrueshme në funksionin seksual pas operacionit bariatrik dhe identifikuan faktorët që lidhen me këto përmirësime.

Për këtë, janë analizuar 2,215 të rritur që i janë nënshtruar procedurës së parë bariatrike, që kanë plotësuar pyetësorë në lidhje me kënaqësinë seksuale dhe fusha të ndryshme të lidhura me të para operacionit dhe më pas çdo vit, për pesë vjet. Ndër pjesëmarrësit e kualifikuar, 2,036 prej tyre (shumica femra), kanë plotësuar një ose më shumë vlerësime gjatë ndjekjes. Në vlerësimin para operacionit, mosha mesatare ishte 47 vjeç dhe indeksi mesatar i masës trupor ishte 45.8.

Mes atyre që nuk janë të kënaqur me jetën e tyre seksuale para operacionit (1015 në 1456 gra, 304 në 409 burra), 56.0% e femrave dhe 49.2% e meshkujve raportuan përmirësime klinikisht të rëndësishme në vitin e parë pas operacionit dhe këto përqindje nuk patën ndryshime të rëndësishme gjatë ndjekjes në vazhdim. Duke u marrë me hollësirat e fushave të ndryshme, përfshi edhe ata të cilët raportuan në fillim kufizime fizike që lidhen me aktivitetin seksual (892 prej 1,490 grave dhe 267 burra nga 406 të tillë), shkalla e përmirësimit ka rënë gjatë ndjekjes, por 73.6 % e grave dhe 67.6% e meshkujve vazhdojnë të raportojnë përmirësime në vitin e pestë pas operacionit.

Faktorë të tillë si simptomat më të buta depresive para operacionit dhe një rënie në depresion pas operacionit janë shoqëruar me një mundësi më të madhe për përmirësim të kënaqësisë seksuale te burrat dhe gratë. Në një editorial shoqërues, Nabeel Obeid, Justin Dimick dhe Dana Telemi (Michigan Medicine në Ann Arbor, SHBA), thotë se përkundër disa kufizimeve të studimit, duke parë përmirësimet në të dhënat e hasura në funksionin seksual, mjekët duhet të inkurajohen për të përballuar këtë çështje me pacientët obezë.


JAMA Surg. 2019. Doi: 10.1001/jamasurg.2018.1162
https://dx.doi.org/10.1001/jamasurg.2018.1162


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>