Mjekësi e përgjithshme

shk282019

Tumoret e lidhura me papilloma virusin. Pas të parit, rritet rreziku për të zhvilluar një tjetër

tags: HPV, tumor

Adultët që iu kanë mbijetuar tumoreve të lidhur me papilomavirusin human (HPV), janë më të rrezikuar për të zhvilluar një neoplazi të dytë të lidhur me HPV-në në pjesë të tjera, sipas asaj që sugjeron një studim retrospektiv i publikuar në "JAMA Network Open".

"Këto dyzet vitet e fundit, mbijetesa ndërmjet pacientëve me tumore që lidhen me HPV-në është përmirësuar, ndërsa incidenca e këtyre tumoreve është rritur, me aq sa tregojnë kohortet më të reja. Ndërmjet të mbijetuarve nga tumoret e lidhura me HPV-në, një infeksion persistent nga virusi mund të përbëjë faktor risku për zhvillimin e tumoreve të dyta primare të lidhura me HPV-në, që mund të parandalohen", shpjegon Ryan Suk (Universiteti i Teksasit), autor kryesor i studimit. Kërkuesit kanë dashur të hetojnë në një kohorte më të gjerë, riskun e një tumori të dytë që lidhet me HPV-në ndërmjet të mbijetuarve nga neoplazitë e lidhura me virusin.

Për këtë arsye, kanë përdorur nëntë regjistra të rasteve të kancerit në Shtetet e Bashkuara, duke identifikuar 113.000 persona të mbijetuar nga tumoret e lidhura me HPV-në (cervikal, vulvovaginal, orofaringeal, anal, penil) në katër dekada. Analiza e të dhënave ka treguar se, që dy muaj pas indeksit të diagnozës së kancerit janë diagnostikuar pothuajse 2500 tumore të dyta primare që lidhen me HPV-në, me një kohë diagnostikimi që varion në kompleks nga 3 deri në 14 vjet. Risku për tumoret e dyta që lidhen me HPV-në ka rezultuar në mënyrë të konsiderueshme i lartë, në krahasim me incidencën e parashikuar në popullsinë e përgjithshme dhe risku më i lartë është observuar pas tumoreve orofaringeale (81 raste kanceri më shumë për 10.000 vjet/person ndërmjet grave dhe 62, ndërmjet burrave).

Përveç kësaj, pothuajse çdo tip kanceri që lidhet me HPV-në, ka rezultuar i lidhur me një rritje të riskut për kancerin orofaringeal sekondar. Kërkuesit shkruajnë se persistenca e pranisë së HPV-së në pjesë të ndryshme ndoshta kontribuon në riskun për tumoret e dyta, duke sugjeruar nevojën e kryerjes së më shumë skrinimeve, për të zbuluar lezionet prekanceroze dhe kanceroze të parakohshme që lidhen me HPV-në, ndërmjet të mbijetuarve nga një tumor i lidhur me virusin.


JAMA Network Open. 2018. doi:10.1001/jamanetworkopen.2018.1999
https://jamanetwork.com/journals/jamanetworkopen/fullarticle/2701740


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>