Mjekësi e përgjithshme

sht102019

Infeksionet e trurit. Testimi i lëngut cerebrospinal do të japë mundësi për zbulim më të shpejtë

Sipas një raporti të publikuar në "PLoS One", studiuesit e Universitetit të Filadelfias dhe Universitetit "Thomas Jefferson" kanë zhvilluar një test që, duke u nisur nga analiza e citokinave, mund të diferencojë me shpejtësi infeksionet e trurit, nga sëmundjet e tjera. Ky diagnostikim i shpejtë mund të jetë i dobishëm veçanërisht te foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

"Duke qenë se nevojitet vetëm një sasi e vogël e materialit, analiza e citokinave të lëngut cerebrospinal mund të përdoret si një nga testet e para diagnostikuese për të bërë një ndarje të shpejtë të çrregullimeve serioze të sistemit nervor qendror dhe për të çuar drejt ndërhyrjes së menjëhershme", shpjegon Danielle Fortuna (spitali i Universitetit të Pensilvanisë), autorja kryesore e studimit. Në një analizë retrospektive, kërkuesit studiuan mostrat e mbledhura nga 43 pacientë që i ishin nënshtruar një kampionimi të lëngut cerebrospinal gjatë qëndrimeve të tyre në spital.
Ata nuk u përqendruan në gjetjen e baktereve ose viruseve, por ekzaminuan shenjat e para që zbulonin infeksionin, përkatësisht, citokinat e prodhuara nga sistemi imunitar i pacientit në përgjigje të patogjeneve dhe proceseve të tjera të lezioneve, për të parë nëse ishte e mundur të zbuloheshin brenda citokinave modele që mund t'i dallonin infeksionet nga sëmundjet e tjera ose çrregullimet e trurit. Më tej, studiuesit kërkuan praninë e 41 citokinave të ndryshme në lëngun spinal (CSF) dhe vunë re se pacientët me infeksion të konfirmuar të sistemit nervor qendror, kishin shprehje të ndryshme të citokinave nga ata që kishin marrë konfirmim të tumoreve ose sëmundjeve autoimune.

Nga këtu lind ideja që testi mund të përdoret për të bërë dallimin mes patologjive. Për më tepër, te pacientët e identifikuar si të prekur nga infeksionet e sistemit nervor qendror, "njolla" e citokinave në lëngun cerebrospinal ishte e ndryshme në rastet e infeksionit viral, në krahasim me ato për shkak të patogjeneve jo virale, siç janë bakteret ose kërpudhat. "Qëllimi ynë i mëtejshëm do të jetë të vërtetojmë zyrtarisht këto rezultate me një mostër më të madhe, që përfshin të rriturit dhe fëmijët, për përdorim të ardhshëm në mjedisin klinik."


PLoS One. 2018. doi: 10.1371/journal.pone.0205501
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30379898


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>