Mjekësi e përgjithshme

pri102020

COVID-19. Si të menaxhohen sëmundjet inflamatore intestinale

Dy studime ofrojnë udhëzime për menaxhimin e njerëzve të prekur nga sëmundjet inflamatore intestinale, gjatë pandemisë COVID-19. Në të parin, të botuar në "The Lancet Gastroenterology and Hepatology", Ren Mao (Universitetit Sun Yat-sen, Kinë) dhe kolegët rekomandojnë që pacientët ta vazhdojnë trajtimin e tyre nëse sëmundja është e qëndrueshme dhe atyre as nuk u përshkruhet imunosupresor i ri dhe as nuk shtohet doza e atij të përdorur. Përveç këshillave specifike për barna të veçanta, indikohet ushqimi enteral, nëse biologjikët nuk janë të arritshëm.

Ndër rekomandimet kryesore gjejmë atë të kryerjes së një ekzaminimi për COVID-19 para një ndërhyrjeje urgjente dhe për ta shtyrë operacionin me zgjedhje dhe endoskopinë. Për Ryan Ungaro (Spitali Mount Sinai, SHBA), autor kryesor i studimit të dytë të botuar në "Clinical Gastroenterology and Hepatology", meqenëse ka shumë keqinformime, mjekët duhet të kenë një mesazh model me një udhëzues të përgjithshëm për pacientët. Shpërndarja e informacionit mund të bëhet përmes mesazheve ose emaileve, ndërsa duhet bërë një paraekzaminim telefonik, në rast të vizitave. Në studimin e tyre, Ungaro dhe kolegët, të cilët kujtojnë se "higjiena e mirë e duarve dhe distancimi shoqëror mbetet mjeti më i mirë parësor për parandalimin e COVID-19", i rekomandojnë mjekët të përdorin pajisje mbrojtëse personale gjatë endoskopisë, pasi trakti gastrointestinal (GI) është një rrugë e mundshme për infeksionin SARS-CoV-2. Për më tepër, mjekët mund të marrin në konsideratë shqetësimet e pacientëve për COVID-19 si një mundësi për të rishikuar statusin e tyre të imunizimit kundër infeksioneve të parandalueshme nga vaksinat, veçanërisht të gripit.

"Kjo është një situatë që ndryshon me shpejtësi me informacione të reja çdo ditë. Është i rëndësishëm kontrollimi i rregullt i faqes në internet të CDC-së dhe atyre të shoqatave të Gastroenterologjisë. Mediat sociale mund të jenë një burim i mirë informacioni, por burimet e informacionit duhet të verifikohen", tha Ungaro.


Lancet Gastroenterol Hepatol. 2020. Doi: 10.1016/S2468-1253(20)30076-5
https://doi.org/10.1016/S2468-1253(20)30076-5

Clin Gastroenterol Hepatol. 2020. Doi: 10.1016/j.cgh.2020.03.020
https://doi.org/10.1016/j.cgh.2020.03.020


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>