Mjekësi e përgjithshme

gus72020

Medikamenti i përdorur për depresionin madhor, nuk ka efekt në demencën nga Alzheimeri

Franziska Maier nga Universiteti i Këlnit në Gjermani dhe kolegët e saj, shpjegon se nivelet e ulëta të dopaminës shoqërohen me sjellje të reduktuara e të nxitura nga rikompensimi dhe janë të lidhura me apatinë, një humbje e thellë e motivimit e cila përfaqëson problemin më të zakonshëm të sjelljes në Alzheimer, aktualisht, pa trajtim standard. "Në të njëjtën mënyrë, është raportuar një lidhje e kundërt midis lidhjes së transportuesit norepinefrin dhe dopaminës në striatumin ventral, me rezultate më të larta apatie te pacientët me sëmundjen e Parkinsonit", shkruajnë ata.

Në një studim të publikuar në "Jama Network Open", studiuesit deshën të provonin efektin e bupropionit, një frenues i rikapjes së dopaminës dhe norepinefrinës, që përdoret në çrregullimin e depresionit madhor, në çrregullimin afektiv sezonal dhe për ndërprerjen e duhanit. Në veçanti, 108 pacientë (mosha mesatare 74.8 vjeç, rreth 2/3 burra) me DAT të lehtë/mesatar dhe me apati, por pa depresion klinikisht të rëndësishëm, u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë bupropion (4 javë, 150 mg plus 8 javë 300 g nëse tolerohej, përndryshe, do të vazhdonim me 150 g). Rezultatet tregojnë se pas kontrollimit sipas rezultatit Apathy Evaluation Scale-Clinician Version (Aes-C) në bazë, vendit të studimit dhe bashkë-trajtimit me donepezil ose galantaminë, ndryshimi mesatar në rezultatin Aes-C midis dy grupeve nuk ka rezultuar statistikisht domethënës.
Përkundrazi, është vënë re një përmirësim dukshëm më i madh në simptomat neuropsikiatrike dhe në cilësinë e jetës së lidhur me shëndetin në grupin e placebos. Efektet anësore ishin të ngjashme midis grupeve dhe nuk u gjetën ndryshime statistikisht domethënëse në aktivitetet e jetës së përditshme ose në aftësitë konjitive. Sidoqoftë, autorët saktësojnë se kur u konceptua studimi, domethënë në vitet 2008-2009, AES-C ishte mjeti matës standard i apatisë në DAT. "Kohët e fundit është vërtetuar se shkalla është njëdimensionale me një nënstrukturë që nuk i përfshin të gjitha dimensionet e apatisë", shpjegojnë Maier dhe kolegët. "Prandaj, studimet e ardhshme duhet të përdorin mjete matëse më të avancuara, të tilla si Dimensional Apathy Scale, të cilat e bëjnë më mirë dallimin midis mbivendosjes së apatisë dhe simptomave të depresionit dhe gjithashtu, midis nën-dimensioneve të ndryshme të apatisë".


Jama Netw Open. 2020. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2020.6027
https://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2020.6027


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>