Mjekësi e përgjithshme

gus252022

Alzheimeri. Shpresa të reja për trajtim nga lëkundjet gama cerebrale

Aktualisht nuk ka një kurë specifike për trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit. Terapitë e disponueshme dhe ato në zhvillim për ngadalësimin e rrjedhës së kësaj sëmundjeje janë më efektive nëse administrohen që në fazën e hershme të saj. Për këtë arsye, kërkimet aktualisht janë duke u fokusuar në praninë e "sinjaleve" të hershme të trurit, të quajtura bioshënjues, që mund të "zbulojnë" anomalitë që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit.

Në një studim të kryer së fundmi nga Fondacioni Santa Lucia IRCCS dhe grupi kërkimor i neurologut Prof. Giacomo Koch në bashkëpunim me Universitetin e Ferrarës, ka përdorur një qasje inovative për të identifikuar praninë e anomalive të valëve me frekuencë të lartë (lëkundjet gama) në një grup prej 60 pacientësh me sëmundjen e Alzheimerit në fazën e hershme. Studimi është publikuar në revistën shkencore Annals of Neurology.

Modelet eksperimentale të sëmundjes kanë treguar se kjo patologji dëmton para kohe njësitë e kontrollit të trurit që shërbejnë për gjenerimin e lëkundjeve gama. Ky aktivitet i trurit konsiderohet themelor për gjenezën dhe konsolidimin e kujtimeve. Për më tepër, ky ndryshim konsiderohet si një objektiv i mundshëm terapeutik dhe janë duke u zhvilluar studime klinike që synojnë riaktivizimin e këtij aktiviteti gama me anë të metodave joinvazive të stimulimit të trurit.

Qasja e përdorur në këtë studim konsiston në kombinimin e dy teknikave, stimulimit magnetik transkranial (TMS) dhe elektroencefalogramit (EEG). Nëpërmjet këtyre teknikave është e mundur që në mënyrë joinvazive të "stimulohen" zonat specifike të trurit të përfshira në këtë sëmundje dhe të regjistrohet "përgjigjja" e tyre fiziologjike nëpërmjet EEG-së.

Duke përdorur këto teknologji, studiuesit kanë zbuluar se truri i pacientëve me Alzheimer karakterizohet nga një nivel i ulët i lëkundjeve të EEG në brezin gama (40 Hz). Ky fenomen është i vërtetë veçanërisht për korteksin paraballor dhe shkencëtarët kanë treguar gjithashtu se niveli i aktivitetit gama i matur në fillimin e simptomave është parashikues i avancimit të sëmundjes. Konkretisht, pacientët që kishin nivel më të lartë të aktivitetit gama ishin ata që kishin më pak dëmtime në funksionin konjtiv dhe aftësitë funksionale pas 6 muajsh. 

"Ky rezultat ka një rëndësi të madhe klinike sepse mund të hapë rrugën për përdorimin e një bioshënjuesi të ri neurofiziologjik bazuar në matjen dhe sasinë e aktivitetit gama në lobin frontal i cili është në gjendje të parashikojë rrjedhën e sëmundjes së Alzheimerit", tha autori kryesor i studimit Dr. Elias Casula.

Ky hulumtim ofron gjithashtu mundësi të reja terapeutike mbi të cilat po punon ekipi i Prof. Koch në mënyrë që të jenë bëhet hapja e rrugëve të reja të dobishme për ngadalësimin e sëmundjes së Alzheimerit përmes stimulimit joinvaziv të trurit duke rritur aktivitetin e tij gama.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>