News

kor12014

Higjenist dentar për çdo parafarmaci

tags: Dentistri
Kjo risi na vjen nga parafarmacitë italiane. Një higjenist dentar do të jetë pjesë e parafarmacive për të dhënë këshilla falas mbi rëndësinë e shëndetit oral dhe parandalimin e tij. Për katër ditë, të gjithë qytetarët do të mund të shkojnë në farmacinë e tyre të besuar dhe për të marrë ndihmë praktike mbi përdorimin e duhur të parimeve të higjienës orale, madje edhe në praninë e sëmundjeve të veçanta.
Iniciativa është rezultat i një marrëveshjeje të nënshkruar sot ndërmjet Shoqatës së higjenistëve Dentar dhe Federatës Kombëtare të Parafarmacive të Italisë. "Edhe një herë, qëllimi ynë është që të jemi në anën e konsumatorëve", thotë presidenti i Parafarmacive, David Joseph Gullotta në faqen ilvelino.it. "Përveç zbritje që tashmë praktikojmë në mënyrë sistematike, angazhimi ynë në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë do të jetë që të ndihmojmë klientët tanë në 360°, në mënyrë që ajo të bëhet gjithnjë e më shumë një pikë e qëndrueshme dhe e besueshme referimi për të gjithë qytetarët. Së shpejti, në fakt, do të ketë iniciativa të reja të ngjashme." Më saktësisht, katër ditë informative do të mbahen brenda parafarmacive të lidhura me Federatën dhe qytetarët do të kenë mundësinë të konsultojnë një higjenist dentar. Çdo takim do të reklamohet me postera, brenda farmaci, posteri do të vendoset shtatë ditë para datës së planifikuar.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>