News

kor22014

Tregoni kujdes për mëlçinë: organ i fuqishëm por njëkohësisht delikat

Food and Drugs Administration (FDA), Agjensia e Kontrollit të Ushqimeve dhe Barnave në SHBA, kërkoi tërheqjen e disa suplementëve dietikë të përdorur për të humbur peshë dhe për të rritur masën muskulare, gjithashtu të dyshuar për favorizimin e insufiçencën hepatike dhe hepatitit jo-viral tek konsumatorët .
Përtej rastit specifik që shkaktoi dërgimin e letrave të paralajmërimit dhe për kompani të tjera që tregtojnë produkte të ngjashme enti rregullator po mbështet një fushatë informative për parandalimin e dëmtimit hepatik lidhur me përdorimin  e barnave OTC dhe suplementëve. Mëlçia është një organ i fuqishëm, por në të njëjtën kohë delikat, që kryen një sërë funksionesh të pazëvendësueshme në metabolizëm dhe në pastrimin e organizmit, duke ndihmuar në eliminimin e toksinave. Marrja e substancave të caktuara mund të bllokojë këtë mekanizëm duke shkaktuar dëme ndonjëherë të pakthyeshme në funksionalitetin e saj. Sfida e ekspertëve është të identifikojnë paraprakisht  një listë produktesh që duken të sigurtë në fazën para-klinike, por potencialisht të rrezikshme për disa individë shumë të ndjeshëm ndaj dëmeve në mëlçi. Përshkrimi i barnave OTC  dhe suplementëve ushqimorë është në fakt një nga shkaqet kryesore të insufiçencës hepatike akute. Nëse e krahasojmë  me gjithë të tjerat, nuk është e lehtë të identifikojmë kategorinë e pacientëve më të rrezikuar sepse lidhja ndërmjet trajtimit  dhe efekteve anësore, sidomos në pleqëri dhe në rastet e politerapisë, nuk është lineare dhe nuk është raportuar. Nëse flasim në përgjithësi, simptomat e helmimit hepatik ku duhet të kemi vëmendje janë lodhja jospecifike, nauze, anoreksi, pafuqi, prurit i përhapur, zverdhje e sklerave. Paracetamoli kujton FDA, është një nga barnat në shqyrtim kur merret në doza të mëdha, edhe pa dashje, duke qenë i pranishëm si përbërës në barnat OTC të indikuara për sëmundjet e ndryshme si temperaturë, alergji, dhimbje muskulare.
Përse eshtë i nevojshëm farmacisti: hepatotoksiciteti jatrogjenik është një nga rreziqet më konkrete midis përdoruesve të barnave që nuk kërkojnë recetë. Nëse zhvillohen simptoma që lidhen drejtpërdrejtë me dëmtimin hepatik, pacienti duhet të ndërpresi terapinë dhe të drejtohet tek mjeku.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>