News

gus292014

CDC: Në SHBA vaksinimi anti HPV shumë i ulët

Në SHBA përdorimi i vaksinës kundër papillomavirus HPV nga të rinjtë e të dy gjinive vazhdon të mbetet shumë e ulët, edhe pse ka patur një rritje të lehtë në dy vitet e fundit. Veçanërisht për vajzat është regjistruar një rritje prej 3.5%, nga 53.8% në 57.3%.
"Është lajm i keq për parandalimin e kancerit," tha Anne Shushat, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Imunizimit dhe Sëmundjeve të Frymëmarrjes në një takim në Atlanta (SHBA), në Qendrat për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC). Ekziston një hendek i konsiderueshëm mes numrit të adoleshentëve që marrin vaksinën trivalente (tetanoz, difteri, pertussis DTP)  dhe atyre që marrin anti-HPV, sipas CDC, vetëm 57% e adoleshenteve dhe 35% e djemve kanë marrë 1 ose më shumë doza të vaksinës kundër HPV kundrejt 86% e atyre që kishin një dozë të vaksinës DTP. "Në qoftë se këta të rinj do të merrnin vaksinën HPV në të njëjtën kohë kur një djalë 11-12 vjet merr vaksinat e tjera, ne do të kemi një mbulim prej 91% për HPV që nga mosha 13 vjeç". Nëse rritja e cila u vu re në këto dy vite studim, në nivel kombëtar u cilësua si një rënie e numrit të të vaksinuarve, në disa shtete të SHBA pikërisht (New Hampshire, New Mexico, Illinois, South Carolina e Michigan) u vu re një "mbulim mbresëlënës" i HPV. Kjo falë disa masave të marra nga organizmat mjekësorë si fushata ndërgjegjësimi për prindërit, realizimin e vizitave ambulatore për vaksinimin. "Në vitin 2012, shumë shtete të tjera miratuan këtë lloj veprimtarie. Ne do të shohim nëse kjo ndihmon për të përmirësuar mbulimin, "tha Shushat. Të dhëna të tjera vihen re për vitin 2013 nëpërmjet fushatës National Immunization Survey-teen e cila u bazua në intervista telefonike me prindërit / kujdestarët për 18.264 adoleshentë. Përqindja e prindërve të cilët kanë raportuar se kanë marrë një rekomandim për vaksinën HPV nga mjeku i tyre u shfaq dukshëm më e lartë në vitin 2013 në krahasim me 2012, në rastin e dy vajzave (64.4% vs 61.0%) ndërsa në djemtë (41.6% vs 28.0%). "Të dhënat tregojnë se rekomandimi i një profesionisti shëndetësor është i lidhur fort me vaksinimin e adoleshentëve," përfundoi Shushat. Pengesa të tjera të mundshme mund të kenë qenë në lidhje me regjimin me 3-doza dhe frikë e pabazë në lidhje me sigurinë e vaksinës.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>