News

sht272014

Stili i jetesës shton rriskun për komplikacione post-operatore

Rikuperimi (shërimi) i një pacienti që i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të kancerit mund të ifluencohet nga faktorë të tjerë përveç atyre që lidhen me gjendjen e tyre shëndetësore.
Këto janë përfundimet e një studimi të publikuar në Journal of Gastrointestinal Surgery, koordinuar nga Juliane Bingener, kirurg i gastroenterologjisë në Mayo Clinic në Rochester,Minesota. "Konflikti familjar, për shembull, por edhe të tjera çështje ekonomike apo sociale, mund të rrisë rrezikun e komplikimeve kirurgjikale, dhe përballja me këto situata përpara ndërhyrjes kirurgjikale mund të reduktojë stresin për pacientët, duke përshpejtuar shërimin e tij dhe duke zvogëluar shpenzimet për kujdesin shëndetësor", thotë studiuesja, e cila së bashku me kolegët ekzaminoi një grup me 431 pacientë me kancer koloni ku rezultoi se ata që nuk ishin të qetë psikologjikisht kishin tre herë më shumë gjasa që të ketë komplikime të rënda post-operatore.
"Para operacionit, 13% e pjesëmarrësve në studim kishin një cilësi të dobët të jetës, të përcaktuar nga një rezultat më poshtë 50ës në një shkallë me 100 pikë," thotë kirurgu, duke shpjeguar se parandalimi i komplikacioneve me terapi të sjelljes ose lloje e tjera të ndihmës ndoshta do të jenë më pak të shtrenjta se qëndrimi në reanimacion (Inensive Care Unit, ICU) për infeksion postoperator, pasi stresi e dobëson reagimin imunitar, duke rritur rrezikun e infeksionit.
Studimi i publikuar kohët e fundit është pjesë e kërkime të vazhdueshme në klinikën Mayo dhe ka si qëllim identifikimin dhe trajtimin e faktorëve që mund të ndikojnë në shërimin e pacientëve pas një operacioni për kancer, duke ndihmuar për të përmirësuar rezultatet e terapisë. Bingener shton: "Ka një ndërgjegjësim në rritje se mirëqenia mendore mund të ndikojë në shëndetin e trupit, dhe tani që mbijetesa për kancerin është përmirësuar, ne duam që pacientët të kenë një cilësinë më të mirë të mundshme. Dhe ne besojmë se kjo është edhe mënyra më e lirë për ti trajtuar këta pacientë. "

Perioperative Patient-Reported Outcomes Predict Serious Postoperative Complications


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>