News

jan62015

Edukimi në vazhdim, lista e profesionistëve që kanë plotësuar kreditet

tags: QKEV
Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim  ka rifreskuar emrat e mjekëve, të cilët kanë  përmbushur   detyrimet  për programin e ricertifikimit. Kjo do të thotë se ata nuk do të jenë objekt i penalizimeve që parashikon vendimi nr. 295, datë 08.07.2014, i ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pasi kanë plotësuar numrin e kërkuar të krediteve në harkun kohor 5-vjeçar (2010-2014). Sipas vendimit të Beqajt, atyre profesionistëve, që në përfundim të ciklit të parë kanë 0 kredite, vendi i punës iu bëhet vakant dhe iu pezullohet licenca, ndërsa që prej ditës kur njoftohen nga QKEV, drejtuesit e institucioneve shëndetësore kanë përgjegjësinë për shpalljen e vendit vakant. Këta pro- fesionistë rifitojnë të drejtën për t'u punësuar dhe licencuar vetëm pas dhënies së provimit të shtetit. Profesionistët me më shumë se 0 kredite, por më pak se limiti i kërkuar do të vazhdojnë punën, por ndërkohë  duhet japin provimin e shtetit brenda 6 muajve, që prej ditës kur njoftohen nga QKEV. Në të kundërt, pas 6 muajsh, edhe këtyre profesionistëve vendi i punës iu bëhet vakant dhe iu pezullohet licenca. Për profesionistët e sektorit privat, që  në përfundim të ciklit të parë kanë kanë 0 kredite, urdhri profesional përkatës pezullon licencën, pas njoftimit nga QKEV. Këta profesionistë fitojnë të drejtën për t'u rilicencuar vetëm pas dhënies së provimit të shtetit. Ndërkohë që, profesionistët e sektorit privat, që kanë më shumë se 0 kredite, por më pak se limiti i kërkuar  do  të  vazhdojnë punën, por duhet të japin provimin e shtetit brenda 6 muajve, që prej ditës kur njoftohen nga QKEV. Në të kundërt, pas 6 muajsh, edhe këtyre profesionistëve iu pezullohet licenca. Ata fitojnë të drejtën për t'u rilicencuar vetëm pas dhënies së provimit të shtetit. Ndërkaq, në Download center, Doktor33.al publikon të plota listat me emrat e mbi 4000 profesionistëve të shëndetësisë të cilët kanë plotësuar numrin e krediteve deri në dhjetor të 2014.
Mjekët që nuk rezultojnë në këtë listë si dhe ata të cilët ende nuk kanë dërguar certifikatat e tyre pranë QKEV, kanë mundësi që brenda këtij muaji t'i dorëzojnë ato. Nga ana e saj QKEV do të përpunoj të dhënat dhe pritet që në Mars të publikohet lista e plotë me profesionistët të cilët nuk kanë përmbushur detyrimin.

Klikoni këtu për të konsultuar listën.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>