News

shk102015

Protesta: Mjekët kërkojnë rritje të pagave

Ka vijuar edhe këtë të hënë protesta e mjekëve në qendrën më të madhe spitalore në vend, por edhe në disa  qytete të tjera. Ndonëse në temperatura të ulëta dhe jo të pakët në numër, mjekë në Q.S.U.T. kanë lënë punën dhe janë mbledhur bashkë për të sinkronizuar kërkesat e tyre, që siç thonë ata, lidhen kryesisht me mos denigrimin e figurës së mjekut, me rritjen e pagave, por dhe me kundërshtimin e  testimit për të cilin është folur shumë gjatë në këtë periudhë. Shefi i shërbimit të reanimacionit, prof. Ilir Ohri, pohoi se i bashkëngjitej protestës së mjekëve vetëm për të çuar figurën e mjekut në vend.
"Jam këtu vetëm për t'i thënë ndal denigrimit të figurës së mjekut. Mjeku nuk mund të rrihet në ambientet e punës së tij. Janë këta mjekë që kanë shërbyer në të gjitha kushtet dhe rrethanat", shprehet profesor Ohri 
Ndërsa prof. Tritan Kalo shkon dhe më tej kur kërkon rritje të pagave të mjekëve dhe përmirësim të kushteve të punës.
"Mjekët po punojnë në kushte të presionit psikologjik të të gjitha niveleve për t'i shërbyer me devotshmëri njerëzve që janë në nevojë. Ndaj mjekët kërkojnë  kushte optimale pune si dhe përmirësim të pagesave të tyre", shprehet profesor Kalo.
Të tjerë mjekë i druhen testimit që është deklaruar se do të bëhet dhe e kundërshtojnë me force atë. Sipas tyre duhet të akreditohet më parë Fakulteti i Mjekësisë, i cili prodhon këta mjekë e më pas të kalohet tek individi. Protesta të mjekëve janë zhvilluar edhe në qytete të tjera si Lushnjë, Fier, Shkodër. Ndërkohë që mjekët thonë se protestat do të vijojnë çdo të hënë.


Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>