News

mar132015

Të hënën zgjedhjet për presidentin e Urdhrit të Stomatologëve


Të hënën, në datë 16 mars, pritet të zhvillohen zgjedhjet për Urdhrin e Stomatologëve.
Deri më tani janë përzgjedhur krerët e këshillave rajonalë nëpër rrethe. Të hënën, këta të fundit bashkë do të votojnë për të zgjedhur kreun e Urdhrit të Stomatologëve, i cili është një ent publik që funksion për herë të parë në Shqipëri për të mbrojtur interesat e stomatologëve në vend. Deri më sot stomatologët janë licencuar nga Urdhri i Mjekëve.
Nga informacionet që Doktor33.al ka arritur të marrë, kandidaturën për t'u zgjedhur president i Urdhrit të Stomatologëve e kanë paraqitur:
Dr. Nikoll Deda
Dr. Arben Muçaj
Të hënën vendoset se cili nga të dy do të drejtojë Urdhrin e Stomatologëve për pesë vitet e ardhshme.

Përgatiti: Alma Demiraj

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>