News

mar172015

Urdhri i Stomatologëve: Zgjidhet këshilli, presidenti brenda 16 prillit

Të hënën në një mbledhje të tejzgjatur të asamblesë së Urdhrit të Stomatologëve, e cila nisi rreth orës 11:00 dhe u mbyll rreth orës 18:30, u arrit që nëpërmjet votimit të fshehtë të zgjidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar të Urdhrit. Në fillim të mbledhjes u propozuan 40 emra ndërkohë Asambleja zgjodhi 20 anëtarë që do të përbëjnë këtë këshill. Kriteri kryesor për emrat që u propozuan që të ishin pjesë e këshillit, kishte të bënte ndër të tjera me detyrimin e plotësimit të 100 krediteve në 5 vjet për ata stomatologë që kanë 5 apo më shumë vite që ushtrojnë këtë profesion. Për këtë qëllim mbledhja e Asamblesë është ndërprerë kur kandidatët të cilët nuk kishin dokumentin e QKEV-së që vërtetonte një gjë të tillë janë paraqitur pranë këtij institucioni për t'u pajisur me këtë dokument në rastin kur ata kishin dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.  Kryetari i shoqatës së stomatologëve, Z. Dorian Hysi, pohon se procesi i zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Urdhrit të Stomatologëve është zhvilluar në mënyrë korrekte. "Ishte më se korrekt. U votua në mënyrë të fshehtë dhe u përjashtuan ata të cilët nuk kishin plotësuar detyrimet e përcaktuara sipas ligjit", thekson Z.Hysi i cili nuk e konsideron të drejtë të marrë pjesë në organe drejtuese dikush që nuk respekton ligjin.
Sipas zotit Hysi zgjedhja e kreut të Urdhrit të Stomatologëve do të vijojë në mbledhjen e radhës, e cila pritet të zhvillohet brenda datës 16 prill. Në garën për president të Urdhrit janë dy emra Nikoll Deda dhe Arben Muçaj.
Nderkaq QKEV është ende duke përpunuar të dhënat në bazë të dosjeve të dorëzuara nga stomatologët.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>