News

mar242015

Testimi i infermierëve, në 27 mars fillon gjykimi në themel i çështjes në Gjykatën Administrative

Ndonëse testimi i infermierëve është pezulluar me një vendim në Gjykatën Administrative, kjo e fundit ende nuk ka përcaktuar nëse testimi do të zhvillohet apo jo. Avokati i shtetit nga ana tjetër, i cili është në krah të Ministrisë së Shëndetësisë, ka çuar për rekurs çështjen në Gjykatën e Lartë. Kreu i Urdhrit të Infermierëve, Sabri Skënderi, tha se çështja e testimit të infermierëve nuk është mbyllur, ajo vijon të jetë nëpër gjykata të cilat do të japin vendimin përfundimtar. "Në datën 27 mars nis shqyrtimi i çështjes me themel në Gjykatën Administrative. Kjo çështje do të gjykohet nga një juri që përbëhet nga 5 gjyqtarë, të cilët dalin në një vendim përfundimtar. Por shqyrtimi i çështjes në themel kërkon kohë pasi ajo mund të zgjasë disa seanca deri kur ata ta gjykojnë për të marrë një vendim të drejtë", u shpreh kreu i Urdhrit të Infermierëve, Sabri Skënderi, i cili u pyet nga Doktor33.al në lidhje me ecurinë dhe përpjekjet për të ndaluar Ministrinë e Shëndetësisë për të zhvilluar testimin për të gjithë infermierët që ofrojnë shërbim në sistemin tonë shëndetësor. Por nga ana tjetër, nëse vendimi i Gjykatës Administrative do të jetë në krahun e infermierëve dhe të urdhrit të tyre, pra për të mos u zhvilluar testimi i infermierëve, atëherë Ministria e Shëndetësisë do ta ankimojë atë në Gjykatën e Apelit. Deklarata e ministrit të Shëndetësisë për zhvillimin e testimit revoltoi jo vetëm infermierët por edhe mjekët, të cilët do të pasonin pak më vonë me testimin e tyre. Pikërisht në momentin kur u hartuan pyetjet, të cilat edhe këto u kritikuan si jo profesionale dhe pikërisht kur u vendos dhe data kur do të zhvillohej ky testim, pasuan protestat dhe Urdhri i Infermierëve ndërmori iniciativën duke i bërë padi Ministrisë së Shëndetësisë. Doktor33.al do të ndjekë ecurinë e seancave gjyqësore për t'ju informuar me detaje. Vendimi për zhvillimin e testimit të infermierëve do të shërbejë si udhrrëfyes për ecurinë e testimit të mjekëve. I pyetur nga Doktor33.al, Prof.Dr.Tritan Kalo i cili ka kryesuar protestat e mjekëve dhe infermierëve për të kundërshtuar vendimin e ministrisë, tha se janë në pritje të vendimit që do të japë Gjykata Administrative në lidhje me testimin  e infermierëve.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>