News

maj272015

Dita Shkencore dedikuar Talasemisë më 2 qershor mbledh profesorë shqiptarë e të huaj

tags: bar, Talasemi

Të martën e ardhshme (më 2 qershor 2015) zhvillohet në Lushnjë Konferenca Shkencore për Talaseminë. Lushnja, Berati dhe Fieri janë ndër qytetet me frekuencën më të lartë të personave bartës të talasemisë në Shqipëri dhe kjo është ndoshta një ndër arsyet pse ky event organizohet në atë qytet. Përveç lektorëve shqiptarë si dr. Ariana Zaka, dr. Jorida Zoga, dr. Hatixhe Spahiu, dr. Muza Zenelaj, në konferencë do të referojnë edhe profesorë të huaj si: Francesco Brancati nga Universiteti Tor Vergata në Romë - mbi gjenetikën e Talasemisë; prof. Gaspare Adorno nga i njëjti universitet - mbi terapinë transfuzionale në Talasemi; prof. Natale Capo di Casa - mbi dhurimin e gjakut; prof. Adriana Ceci nga Universiteti i Barit - mbi terapitë e reja farmakologjike për talaseminë; si dhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë në UZKM, prof. Aldo Brancati, i cili do të mbajë edhe fjalën përmbyllëse të punimeve të konferencës. 

Në një raport të vitit 2013, Instituti i Shëndetit Publik nënvizonte se rreth 8%-9% e popullsisë (afro 300 mijë veta) në vendin tonë janë bartës të talasemisë. Pavarësisht progreseve të shumta në trajtim, shërimi përfundimtar nga kjo sëmundje mbetet ende një problem i pazgjidhur, nëse përjashtohet transplanti i palcës së kockave. Federata Ndërkombëtare e Talasemisë (TIF - e cila përbëhet nga 91 shtete anëtare) është vazhdimisht në kërkim të kurave të reja për trajtimin e talasemikëve, pjesa me e madhe e të cilëve janë fëmijë dhe adoleshentë.    

Bashkëngjitur gjeni programin e konferencës të sipërcituar (klikoni këtu)


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>