News

tet62015

Studimi i parazitëve dhe malaries vlerësohet me çmimin Nobel për Mjekësinë

tags: mjek
Është ndarë dje në Stokholm çmimi Nobel për Fiziologjinë dhe Mjekësinë për vitin 2015. Çmimi iu dha  tre shkencëtarëve: irlandezit William C.Campbell  dhe japonezit Satoshi Omura për zbulimin e tyre mbi një trajtim të ri kundër infeksioneve të shkaktuara nga parazitët dhe shkencëtares kineze Youyou Tu, për kërkimet e saj mbi një terapi të re anti-malarie. Quhet artemisinine dhe ka reduktuar ndjeshëm vdekjet nga kjo sëmundje.
Campbell e Omura kanë zbuluar barin "avermectin" i cili shkatërron nematodat, formë parazitare që mund të shkaktojë verbëri dhe filariasis limfatik.
Youyou Tu ka zhvilluar pikërisht artemisininen, e cila limiton efektet e malaries. Bari e ka prejardhjen nga disa bimë kineze të studiuara dhe të përdorura prej më shumë se 1.500 vjetësh për të kuruar "ethet". Trajtimi rezultoi si shpëtues jete për miliona persona në Afrikë, Azinë Jugore dhe Amerikën Jugore. Shkencëtarja kineze Tu është gruaja e 12 që e merr këtë çmim. Ka lindur në 1930-ën në Kinë dhe nga viti 2000 është në krye të Akademisë së mjekësisë Tradicionale Kineze.
Irlandezi Campbell, ka lindur në vitin 1930 në Ramelton, ka punuar në Irlandë dhe më pas është transferuar në SHBA, ku është profesor i merituar në "Drew University" në Madison (Nju Xhersi), ndërsa japonezi Omura, i lindur në 1935-ën në prefekturën Yamanashi, ka punuar gjithnjë në Japoni dhe është profesor i merituar në universitetin Kita Sato. Këtë vit, kandidatët në pritje të çmimit ishin 327, prej këtyre 57 të nominuar për herë të parë. Çmimi ka një vlerë prej 8 milionë koronash suedeze ose 900 mijë eurosh.    

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>