News

nën242017

Vaksinat, Komisioni Europian: "No vax" përgjegjëset morale për vdekjen e shumë fëmijëve

tags: vaksina

Lëvizjet "No vax" që mbështesin me forcë mosvaksinimin, sipas Komisionerit europian për Shëndetësinë, Vytenis Andriukaitis "mbajnë përgjegjësi morale për vdekjen e shumë fëmijëve". Deklarata e ashpër u lëshua gjatë një konferencë për shtyp, e thirrur për prezantimin e situatës së shëndetësisë në Bashkimin Europian, gjatë së cilës Andriukaitis iu përgjigj në këtë mënyrë pyetjes së një gazetareje mbi temën e lëvizjeve që në Europë i kundërvihen praktikës së vaksinimit.

Vazhdimi i përgjigjes nuk qe më i butë se pjesa e parë: "Familjet që ua vunë veshin rekomandimeve të no vax u detyruan të varrosin fëmijët e tyre. Ata që e kundërshtojnë imunizimin i këshilloj të bëjnë një shëtitje nga varrezat europiane, ku ka ende varre njerëzish që kanë vdekur në shekullin e nëntëmbëdhjetë sepse nuk kishte vaksina atëherë. Këto lëvizje na çojnë dekada pas, në vitet e obskurantizmit".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>