News

mar62018

Testimi i infermierëve. Publikohen pikët që i klasifikojnë fitues

Kandidatët që kanë paraqitur dokumentet për punësim, për t'u testuar, por që nuk janë kualifikuar, kanë pasur kohë deri këtë të martë për të bërë ankimin. Data 6 mars ishte edhe data e fundit e ankimit nëpërmjet portalit ose direkt në adresën e Ministrisë së Shëndetësisë. Deri më datën 15 mars do të vlerësohen të gjitha ankimet e bëra. Më pas pritet të shpallet e plotë lista e kandidatëve që do të testohen. Bashkë me listën pritet të publikohet edhe data dhe vendi i testimit.

Testimi do të ketë dy pjesë:

- Pyetje rreth bazës ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor, çështjet që lidhen me etikën dhe komunikimin e infermierëve. (20 pikë)

- Pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe specialiteteve. (50 pikë)
 
Pas testimit, pikët e grumbulluara për secilin aplikues shpallen në Platformën "Infermierë për Shqipërinë" në rubrikën "Shpallje" dhe fituesit lajmërohen për të ndjekur procedurën për punësim sipas renditjes, në listën e shpallur për çdo qark.

Kandidatët që kanë numër më të lartë pikësh, do të zgjedhin të parët për t'u punësuar në shërbimin parësor shëndetësor apo spitalor.

Aktualisht, janë 420 vende të lira pune për fizioterapistë, infermierë dhe teknikë imazherie.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>