News

qer282019

Zgjatet orari i punës në qendrat shëndetësore

Një urdhër i brendshëm i Ministrisë së Shëndetësisë ka zgjatur orarin e punës për mjekët në të gjitha qendrat shëndetësore. Këto institucione të kujdesit shëndetësor parësor, do të hapen në orën 7.30, orë në të cilën nis punën turni i parë. Mjekët e turnit të parë e mbyllin punën në orën 14.10, ndërsa mjekët që punojnë turni i dytë, e nisin punën në orën 14.10 dhe e mbyllin në orën 20.50.

Por, kjo kundërshtohet nga mjekët e qendrave shëndetësore. Të kontaktuar nga Doktor33, ata shprehen se kjo është shkelje, pasi ndryshohet kontrata në mes të vitit. Ata kanë nënshkruar kontratë me Fondin për një tjetër orar dhe tanimë u shtohet një orë pune, e cila nuk u paguhet. Për më tepër, kjo orë e shtuar, pra, nga ora 20.00 deri në 20.50, është një orë boshe, pasi asnjë qytetar nuk paraqitet te mjeku i familjes në këtë orë. Sipas tyre, kush ka urgjencë, i drejtohet QSUT-së.
 
Burime nga ministria e Shëndetësisë u shprehën se ky shtim i orarit bëhet për të plotësuar 40 orë pune në javë, siç e ka kodi i punës, pasi deri tani, mjekët nuk e plotësonin orët e punës.

Mjekët e qendrave shëndetësore do të punojnë në këtë orar, nga e hëna në të shtunë.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>