News

jan82020

Sezoni i gripit. Shqipëria preket nga virusi AH1N1

tags: grip, ISHP, AH1N1

Izolohen rastet e para me grip në vendin tonë. Gjatë ditëve të fundit të dhjetorit dhe në ditët e para të janarit, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar raste të shtuara me grip. Specialistë të këtij instituti deklarojnë se në vendin tonë po qarkullon virusi AH1N1 me simptomat klasike të gripit, si dhimbje të muskujve, temperaturë e kollë.

Artan Simaku, specialist në ISHP, thotë se krahasuar me një vit më parë, numri i të prekurve është më i ulët, si përsa iu përket virozëve, ashtu dhe rasteve të konfirmuara me grip.

Në Institutin e Shëndetit Publik raportohen rreth 11 mijë vetë të prekur në një javë. Ekspertët e shëndetit publik i bëjnë thirrje popullatës të vaksinohet, si dhe të bëjë kujdes me higjienën, pasi gripi është një sëmundje që nuk duhet neglizhuar dhe që, me shfaqjen e simptomave të para, të mbajnë kontakt me mjekun e tyre të familjes.
 
Po kështu, njerëzit me sëmundje kronike, duhet të bëjnë kujdes pasi gjatë viteve të fundit në sezonin e gripit janë shënuar humbje jete për shkak të komplikacioneve që u shkaktoi virusi i gripit atyre që vuanin nga sëmundje të tjera.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>