News

pri62020

Coronavirusi. Një tigër në kopshtin zoologjik të Nju Jorkut ka rezultuar pozitiv. Rasti i parë në botë

Një tigër i kopshtit zoologjik të Bronksit në Nju Jork, ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit. Këtë e bëjnë të ditur medie të ndryshme amerikane, duke cituar një shënim të fondacionit për ruajtjen e jetës së egër. Tigri malajzian quhet Nadia, është 4 vjeç dhe është kafsha e parë që rezulton pozitive në SHBA. Nën vëzhgim janë edhe tre tigra të tjerë dhe tre luanë me të njëjtat simptoma. Dyshohet se ata janë infektuar nga një punonjës i kopshtit zoologjik.

Problemet e Nadias nisën rreth 27 Marsit dhe tani kafsha po merr trajtimet e duhura. Nuk ka rrezik për jetën e tij dhe veterinerët parashikojnë se shërimi do të jetë i shpejtë. Asnjë kafshë tjetër nuk është testuar, sepse në rastin e felinëve, testimi kërkon anestezi të përgjithshme, që paraqet shumë rreziqe për jetën e tyre.

Për momentin nuk ka prova që macet e mëdha, kafshët e tjera ekzotike apo edhe kafshët shtëpiake mund ta transmetojnë virusin dhe të infektojnë një qenie njerëzore. Sidoqoftë, menaxherët e kopshtit zoologjik të Bronksit kanë sqaruar se janë marrë "masa të përshtatshme parandaluese" për të gjithë stafin që kujdeset për kafshët e vendosura në strukturën e madhe 107 hektarë të ndërtuar në vitin 1899.
 
Masa janë marrë gjithashtu për të mbrojtur kafshët e tjera të pranishme. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë rrezik për publikun, duke pasur parasysh që kopshti zoologjik, si të gjitha kopshtet zoologjike në Nju Jork (përfshirë edhe atë brenda Parkut Qendror në Manhatan) është mbyllur që nga data 16 mars, për shkak të pandemisë. Kështu, Departamenti i Bujqësisë në SHBA ka siguruar që nuk ka asnjë rrezik për askënd.


Burimi: MEDIASET


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>