News

pri162020

Covid-19: Përgjigjja se si do të rifillojmë, do të vijë nga kërkimet

Një artikull i botuar në "Nature" merr në konsideratë situatën në urgjencën e coronavirusit nga pikëpamja e rifillimit dhe nënvizon rëndësinë e hulumtimit dhe publikimit të studimeve në këtë periudhë të vështirë.
Të gjitha vendet po marrin masa të papara kontrolli për të penguar përhapjen e Covid-19, por nuk është aspak e qartë strategjia më e mirë që do të përdoret për të dalë nga kjo situatë. Ekspertët e revistës përmendin shembuj të mbikëqyrjes së komunitetit me testet dhe gjurmimin e kontakteve, siç u bë në Kinë dhe në Korenë e Jugut dhe të cilat, së bashku me distancimin, kanë bërë të mundur reduktimin e përhapjes, por nënvizojnë se është ende e pasigurt kohëzgjatja e këtyre masave që duhen marrë.
Këtu hyjnë në lojë kërkimet dhe të gjitha studimet e botuara, që deri më tani janë shumë se 900 dhe gjithë ato që do të bëhen më vonë.

Studiuesit në të gjithë botën kanë prekur shumë tema, të tilla si struktura e virusit, mënyra e përhapjes së tij, karakteristikat klinike të sëmundjes, objektivat e mundshëm farmakologjikë, efektiviteti i masave të karantinës ose efektet psikologjike tek ata që janë në vijë të parë. Megjithatë, do të duhet të shtohen vepra të tjera, të cilat kërkojnë më shumë vëzhgime me kalimin e kohës, siç janë ato që lidhen me ndikimin e virusit në ekonomi dhe në mjetet e jetesës, në shëndetin mendor, në mbrojtjen e mjedisit dhe në përpjekjet globale përsa i përket diversitetit dhe përfshirjes.
Sidoqoftë, theksojnë ekspertët, ky hulumtim duhet të kryhet në mënyrë jo normale, larg zakoneve dhe mjediseve kërkimore me të cilat janë mësuar studiuesit. Si përfundim, ata thonë se edhe "Nature" do të përpiqet të kontribuojë në situatën aktuale, megjithëse redaksia punon në distancë, duke u përpjekur të rrisë angazhimin për të botuar studime, duke ofruar raporte dhe komente të bazuara ekskluzivisht në prova dhe duke i vënë menjëherë në dispozicion online, të gjitha studimet mbi temën.


Nature 2020. Doi: 10.1038/d41586-020-00882-z
https://www.nature.com/articles/d41586-020-00882-z


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>