News

maj72020

Kontrollimi i coronavirusit. Masat që frenuan epideminë në Kinë

Sipas një studimi të botuar në "Science", përhapja e coronavirusit të ri në Kinë është frenuar nga masat e kontrollit të vendosura nga qeveria. "Rastet e sëmundjes nga coronavirusi i ri nuk janë rritur në mënyrë eksponenciale në Kinë që nga shkurti, ndryshe nga sa mund të pritej bazuar në modele tradicionale epidemiologjike që trajtojnë epidemitë  e pakontrolluara. Ky fakt ishte rezultat i një sërë strategjish të kontrollit të zbatuara në fazën e parë të epidemisë dhe të ndryshimeve në stilin e jetesës së popullatës", shpjegojnë Benjamin Maier (Instituti Robert Koch në Berlin) dhe Dirk Brockmann (Universiteti Humboldt, Berlin), autorë të studimit.

Studiuesit kryen një studim modelimi, i cili tregoi, pas një rritjeje eksponenciale të infektimeve në Kinë nga janari deri në shkurt, një ndalesë në 67.800 raste në Hubei që nga 28 marsi, pa pasur raste të reja të përditshme. Që nga fillimi i epidemisë, qeveria në Kinë ka zbatuar një kombinim të politikave zbutëse për të luftuar përhapjen e virusit. Për rastet e deklaruara, u parashikua karantina në departamente të specializuara spitalore ose në shtëpi me monitorim të kujdesshëm, duke vënë në zbatim në të njëjtën kohë edhe masa për distancimin social. Në rastet kur ishte e mundur, nuk ka munguar as kërkimi për kontakte.

Studiuesit thonë se analiza e tyre tregon se këto lloj masash mund të jenë shumë efektive në kontrollimin e një epidemie, veçanërisht kur gjendesh përballë ekzistencës së njerëzve asimptomatikë ose me simptoma të pakta. Disa strategji, të tilla si ndjekja e kontakteve, mund të jenë jopraktike kur kemi një situatë me shumë raste, por aplikimi i masave më të forta dhe më rigoroze për të pakësuar rastet e reja mund ta çojë situatën në një skenar më të kontrollueshëm me më pak efekte mbi publikun e gjerë, duke lejuar ndërhyrjet e synuara. Ekspertët kujtojnë se, duke pasur parasysh efektet që kanë në shoqëri dhe në ekonomi masat e tilla kufizuese, vendimet për këtë temë duhet të peshohen me kujdes.

 

Science 2020. Doi: 10.1126/science.abb4557
https://doi.org/10.1126/science.abb4557


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>