News

mar152022

Prof. Dr. Silva Bala: Pasojat post covid po i rikthejnë pacientët në spital, shpesh, edhe në oksigjenoterapi

Ka pacientë që rikthehen në ish-sanatoriumin e Tiranës edhe disa muaj pasi e kanë kaluar Covid-19, për shkak të pasojave që u ka shkaktuar virusi, duke iu dëmtuar edhe organe të tjera, si: zemra, veshka e të tjera. Sipas drejtoreshës së spitalit "Shefqet Ndroqi", prof. Silva Bala, ka shumë pacientë që rikthehen me pamjaftueshmëri në frymëmarrje.

"Covid-19 ka shkaktuar mbivendosje të infeksioneve në mushkëri, duke shkaktuar edhe pneumoni të rënda, aq sa shumë pacientë kanë nevojë për oksigjenoterapi", shprehet prof. Bala.

Në ish-sanatorium pacientët janë rikthyer tre javë pasi kanë kaluar Covidin, por ka edhe nga ata të cilët e kanë kaluar prej disa muajsh Covid-19 e tanimë janë rikthyer në spital. Prof. Bala thotë se duhet bërë kujdes me kontrollet mjekësore për të parë se çfarë mund të ketë shkaktuar virusi në organe të tjera.

"Gjatë kohës që pacienti ka qenë me covid, virusi i cili prekte enët e gjakut ka pasur raste që krijonte trombe gjatë periudhës së kalimit të sëmundjes duke çuar në ishemi në tru apo tromboemboli. Por, kanë qenë të shumta rastet kur ky tromb i krijuar ka shkaktuar ishemi shumë kohë pasi pacienti ka lënë spitalin. Ndaj duhet të bëjë kujdes kush e ka kaluar sëmundjen Covid-19, sidomos ata që kanë manifestuar forma të rënda", shprehet drejtorja e spitalit "Shefqet Ndroqi".


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>