Pediatri

sht132014

ADHD në fetus dhe duhanpirja në shtatzani: kanë lidhje, por arsyeja mbetet e panjohur

Sipas një studimi prospektiv të publikuar në Pediatrics duhanpirja gjatë shtatzënisë lidhet me një rritje të rrezikut të defiçitit të vëmendjes/hiperaktivitet (Attention Deficit Hyperactivity Disorder, ADHD) tek pasardhësit, edhe pse gratë shtatzëna përdorin produkte zëvendësuese të nikotinës.
"Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se nikotina shkakton ADHD" shpjegon Carsten Obel, epidemiolog në Departamentin e Shëndetit Publik, në Universitetin e Aarhus në Danimarkë dhe bashkëautor i artikullit. Tymosja gjatë shtatëzanisë ishte e lidhur me praninë e ADHD tek fëmijët në shumë studime, por roli shkak- pasojë është ende në diskutim. "Nga ana tjetër, duhanpirja gjatë shtatëzanisë  mund të jetë një tregues i faktorëve ambientalë familjarë ose gjenetikë që shkaktojnë lidhjen: ADHD ka një nivel të lartë të trashëgimisë dhe duhanpirja është më e zakonshme në familjet me ADHD të pëparshme në krahasim me ata që pinë duhan" thotë studiuesi. Për sqarim studimi ka analizuar të dhënat nga më shumë se 80.000 fëmijë të lindur në Danimarkë në mes 1996 dhe 2002. "Nënat u pyetën nëse ata ose burrat e tyre  pinin duhan, nëse përdornin produkte zëvendësuese nikotine si çamçakëz, patch ose spray apo nëse i kishin ndaluar para shtatzënisë" thotë hulumtuesi që së bashku me kolegët ka ndjekur fëmijët deri në vitin 2011 duke mbajtur shënim diagnozat spitalore të ADHD ose përdorimin e ilaçeve për çrregullime, gjetur në 2% të pjesëmarrësve. Dhe në krahasim me fëmijët me prindër jo duhanpirës, fëmijët me dy prindërit duhanpirës kishin 83 % më shumë gjasa për të zhvilluar ADHD. "Nëna duhanpirëse gjatë shtatzënisë duket se është një mbartëse e fuqishme rreziku për ADHD krahasuar me babain duhanpirës" rithotë epidemiologu, duke shpjeguar se në mesin e nënave që përdorin produktet zëvendësuese të nikotinës, rrisku i shfaqjes së ADHD është i ngjashëm me atë të vërejtur në nënat duhanpirëse. "Rezultatet tona sugjerojnë se ekspozimi intrauterinës me tymin e duhanit mund të ketë një efekt të paralindjes mbi rrezikun e ADHD në fetus. Megjithatë, nuk mund të përjashtojmë rolin e ngatërresës luajtur nga faktorët familjarë, gjenetikë apo ndoshta të lidhur me asistencën post-partum. Në çdo rast, rruga për tu përshkruar para se të kuptojmë arsyet e kësaj lidhjeje është ende e gjatë" përfundon Obel.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>