Pediatri

kor52018

Antipsikotikët shtojnë te të vegjlit masën dhjamore dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës

Sipas një studimi të publikuar në "JAMA Psychiatry", te të rinjtë me çrregullime të sjelljes, të trajtuar për herë të parë me barna antipsikotike për një periudhë prej 12 javësh, është vënë re shtim i masës dhjamore dhe ulje e ndjeshmërisë ndaj insulinës.

"Trajtimi me barna antipsikotike ka rezultuar i lidhur me rreziqe për shtim të peshë, diabet të tipit 2 dhe sëmundje të lidhura me to. Barnat antipsikotike përshkruhen zakonisht edhe jashtë indikacionit të tyre, te fëmijët me shqetësime të deficitit të vëmendjes ose hiperaktivë (ADHD) dhe çrregullime të sjelljes shkatërruese", shpjegon Ginger Nicol nga Universiteti i Uashingtonit, autor kryesor i studimit. Kërkuesit kanë vlerësuar 144 të rinj të grupmoshës 6-18 vjeç, me çrregullime të sjelljes, që vinin nga zona metropolitane e Sant Luisit, në periudhën 2006-2010. Mes të rinjve, thuajse 56% kishin marrë një diagnozë fillestare për ADHD, me irritim e agresivitet, që nuk i përgjigjej mjaftueshëm terapisë së mëparshme.

Pacientët iu janë nënshtruar 12 javëve trajtim me aripiprazole orale (49 vetë), olanzapine (46 vetë) ose risperidone (49 vetë). Në të gjitha grupet e trajtimit janë vënë re shtime të dukshme të masës dhjamore totale dhe abdominale gjatë periudhës së marrë në konsideratë. Shtimet kanë rezultuar më të mëdha për olanzapinën, krahasuar me risperidonen ose aripiprazolen; është vënë re edhe një rënie e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe, nga ana tjetër, edhe përmirësime të sjelljes.

"Ndryshimet metabolike e vëna re, që me shumë mundësi i atribuohen trajtimit, mund të jenë të lidhura me morbiditetin dhe vdekshmërinë kardiometabolike të parakohshme. Rezultatet duhet të përdoren për të vlerësuar më mirë raportin rrezik-dobishmëri për përdorimin e antipsikotikëve te të rinjtë", përfundojnë autorët. "Ndonëse asnjë regjim i këtij lloji nuk është i privuar totalisht nga pasojat metabolike, duhet të preferohet një bar me rrezik metabolik mesatar/të ulët, duke evituar olanzapinën dhe mjekët duhet të synojnë një trajtim sa më të shkurtër në rastin e përdorimit të barnave jashtë indikacionit, duke e rregulluar dozën me kalimin e kohës", shkruajnë në një koment të tyrin Marc De Hert e Johan Detraux, nga Universiteti Katholieke, në Belgjikë.

 

JAMA Psychiatry 2018. Doi: 10.1001/ jamapsychiatry.2018.1088
https://dx.doi.org/10.1001/jamapsychiatry.2018.1088

JAMA Psychiatry 2018. Doi: 10.1001/jamapsychiatry.2018.1080
https://dx.doi.org/10.1001/jamapsychiatry.2018.1080


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>