Pediatri

kor152020

Rritet barra e aftësive të kufizuara te fëmijët në të gjithë botën

Vlerësohet se në të gjithë botën, në vitin 2017, numri i individëve nën 20 vjeç me epilepsi, paaftësi intelektuale dhe humbje të shikimit ose dëgjimit është mbi dy herë më i madh se në vitin 2004 dhe se rritet nga fëmijëria në adoleshencë. Për më tepër, këto 4 paaftësi paraqesin një pjesë të mirë të viteve të jetuara me aftësi të kufizuara (years lived ëith disability, YLD) për të gjitha shkaqet.
Siç e shpjegojnë në "Pediatrics" Bolajoko O. Olusanya, e Qendrës për Nismën e Fillimit të Shëndetshëm në Nigeri dhe kolegët, janë të nevojshme vlerësime të përditësuara dhe të përmirësuara të fëmijëve dhe adoleshentëve me aftësi të kufizuara për të matur më mirë barrën e sëmundjes dhe burimet e kërkuara për t'iu përgjigjur nevojave dhe të drejtave të këtyre fëmijëve, siç kërkohet nga objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve e të tjera.

Vlerësimet e mëparshme, bazuar në Studimin Global të Barrës së Sëmundjeve (Global Burden of Disease, GBD), treguan se të paktën 93 milionë fëmijë nën moshën 15 vjeçare, që përbëjnë 5.1% të fëmijëve në të gjithë botën, jetonin me aftësi të kufizuara të moderuara deri të rënda dhe 13 milionë (0.7%) me aftësi të kufizuara të rënda. Autorët analizuan të dhënat e GBD-së për vitin 2017 mbi mbizotërimin e 4 aftësive të kufizuara të lartpërmendura dhe në YLD, që vijnë nga rishikimet sistematike, anketimet shëndetësore, bazat e të dhënave në spital dhe të pretendimeve, studimet e grupit dhe regjistrat specifikë të sëmundjeve.

Kështu, u vlerësua se në vitin 2017, nga 2.6 miliardë fëmijë dhe adoleshentë, 291.2 milionë (11.2%) kishin një nga 4 aftësitë e kufizuara, prevalenca e të cilave u rrit me kalimin e moshës nga 6.1% te fëmijët nën një vjeç, në 13.9% tek adoleshentët 15-19 vjeç. 94.5%, pra, 275.2 milionë, kanë jetuar në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, veçanërisht në Azinë Jugore dhe Afrikën Subsahariane. Për më tepër, u vërejt se në 10 vendet e para jetonin 62.3% e të gjithë fëmijëve dhe adoleshentëve me aftësi të kufizuara dhe 4 aftësitë e kufizuara të marra në konsideratë, përfaqësonin 28.9 milionë YLD, 19.9% nga 145.3 milionë YLD të përgjithshme, të përfshira në GBD 2017.

Autorët pranojnë një seri kufizimesh të studimit, disa të lidhura pikërisht me GBD-në, por besojnë se rezultatet janë të besueshme dhe të thelluara. "Tani që është llogaritur barra, ka ardhur koha të ecim më tej që të gjejmë një mënyrë për të identifikuar dhe siguruar kurim e mundësi për miliona fëmijë që jetojnë me aftësi të kufizuara në të gjithë botën", thuhet në një koment në "Pediatrics".

 

Pediatrics. 2020. Doi: 10.1542/peds.2019-2623
https://pediatrics.aappublications.org/content/early/2020/06/15/peds.2019-2623

Pediatrics 2020. Doi: 10.1542/peds.2020-1119
https://pediatrics.aappublications.org/content/early/2020/06/15/peds.2020-1119


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>