Pediatri

kor282023

Koliri me bazë atropine në dozë të ulët nuk e ngadalëson përparimin e miopisë

Një studim i botuar në "JAMA Ophthalmology" dhe i koordinuar nga Michael Repka nga Instituti Wilmer Eye në Baltimore dhe kolegët, tregon se përdorimi i pikave për sytë me bazë atropine në dozë të ulët nuk është më efektiv se placeboja në ngadalësimin e përparimit të miopisë te fëmijët e trajtuar për dy vjet.

"Studimet e fundit kanë treguar një përfitim prej 0,01% të atropinës në ngadalësimin e miopisë", thotë studiuesi, duke kujtuar se përqendrimet më të larta të pikave me përmbajtje atropine janë përdorur prej vitesh nga okulistët për të ngadalësuar përparimin e miopisë dhe megjithëse kanë treguar se janë efektive, dozat e larta mund të shkaktojnë edhe efekte anësore, ndër të cilat, mbindjeshmëri ndaj dritës dhe paqartësi në shikim. 

"Mekanizmi i veprimit të një koliri me bazë atropine 0.01% konsiston në kundërveprimin e zgjatjes së bulbit okular, i cili shkakton miopi, dhe përqendrimi jashtëzakonisht i ulët i përbërësit aktiv lejon të shmangen efektet anësore që ndodhin kur administrohen doza më të larta", shpjegojnë Repka dhe kolegët, të cilët për të konfirmuar përfitimet e atropinës së administruar në dozë të ulët në ngadalësimin e përparimit të miopisë te fëmijët krahasuan një kolir me bazë atropine 0,01% me placebon në një studim me përzgjedhje rastësore, të kryer në periudhën qershor 2018-shtator 2022. 187 pjesëmarrësit, fëmijë të moshës 5-12 vjeç me miopi bilaterale të ulët deri në të moderuar, u caktuan në mënyrë rastësore për të marrë një kolir me bazë atropine ose një placebo çdo ditë për një periudhë 24 mujore e cila më pas u ndoq nga 6 muaj vetëm vëzhgim. Masat kryesore të efikasitetit të trajtimit ishin ndryshimet në gabimin refraktiv mesatar ekuivalent (SER) të të dy syve nga fillimi deri pas 24 muajsh dhe ndryshimi në gjatësinë aksiale të syve në të dyja pikat kohore. Rezultatet? Pas 24 muajsh, ndryshimi mesatar i SER-së nga niveli bazë në grupet e atropinës dhe placebos ishte respektivisht -0.82 dhe -0.80 dhe ndryshimet mesatare në gjatësinë aksiale të syrit ishin përkatësisht 0.44 mm dhe 0.45 mm.

"Në këtë studim kinik me përzgjedhje rastësore të kryer te fëmijët e moshës shkollore me miopi të moderuar deri në mesatare, koliri me bazë atropine 0.01% i adminstruar çdo natë nuk e ngadalësoi përparimin e miopisë ose zgjatjen aksiale të syrit në krahasim me placebon", përfundojnë autorët duke theksuar se për të parandaluar përparimin e kësaj sëmundje nevojiten kërkime të mëtejshme.

 

JAMA Ophthalmology 2023. Doi: 10.1001/jamaophthalmol.2023.2855
http://doi.org/10.1001/jamaophthalmol.2023.2855


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>