Kardiologji

qer112014

Avantazhet e qelizave staminale në kardiopatët kronik

Sipas një rishikimi të kryer nga Cochrane,  infuzioni autolog i qelizave staminale të palcës së kockave, përmirëson fraksionin e ejeksionit të ventrikulit të majtë në pacientët me kardiopati ishemike dhe në ata me insuficience kongjestive kronike. Këtë e shpjegon Sheila Fisher e Systematic Review Initiative, NHS Blood and Transplant në Oksford  e cila bashkë me kolegët ka drejtuar një meta-analizë. "Ndryshe nga studimet në të cilat këto qeliza staminale janë marr pas një infarkti akut të miokardit, ka dëshmi të konsiderueshme mbi përfitimet nga përdorimi i tyre në drejtim të vdekshmërisë dhe të performancës afatgjatë në njerëzit që vuajnë me sëmundje ishemike kronike dhe me insuficiencë  kongestive të zemrës", vazhdon studiuesja duke theksuar se marrja e këtyre qelizave staminale, nga palca e të sëmurëve kardiopatë dhe injektimi i drejtpërdrejtë në zemrën e dëmtuar rezulton një terapi efikase. Rishikimi, i publikuar në Cochrane Library përdor të dhënat e 1.255 personave nga 23 studim kontrolle të randomizuar, në të cilin të gjithë pacintët morën terapi rekombinante me qeliza burimore të marra nga palca kockore e tyre. Në krahasim me rastet kur merrej vetëm terapia standart, shtimi i qelizave staminale në terapi ul numrin e vdekjeve. Gjithashtu ky trajtim ul numrin e rishtrimeve në spital të pacientëve me insuficencë kardiake kongjestive dhe të atyre me kardiomiopati ishemike si dhe përmirëson funksionin kardiak. "Rezultatet në efektivitetin e qelizave staminale në pacientët kardiak janë inkurajuese, por ata kanë një defektë cilësor: numri i ngjarjeve të rastësishme janë të larta gjë që e vështirëson më shumë arritjen në konkluzione. Duhen studime klinike në popullata më të gjëra, të cilat kanë nisur tashmë, dhe për të patur siguri në lidhje me efikasitetin, duhen pritur rezultatet e këtyre studimeve. Nëse efikasiteti i tyre do të rezultonte siç pritet terapitë me qeliza burimore që deri tani përdoren vetëm në kërkimet shkencore, mund të inplementohen si terapi komplementare,madje edhe si zgjedhje e parë në kardiopatitë kronike",  thekson Fischer. Procedura përfshin mbledhjen e qelizave staminale nga gjaku ose palca e kockave të pacientit dhe përdorimin e mëvonshëm të tyre, me qëllim që të përshpejtohet  procesi i shërimit të indeve të dëmtuar në zemrën dhe arteriet e pacientëve. "Brenda vitit të parë nuk u vërejtën përmirësime të dukshme, por duke analizuar të dhënat afatgjata mortaliteti ishte rreth 3% në krahasim me 15% e grupit të kontrollit"  thotë studiuesja. Rezultate të ngjashme  u vunë re në lidhje me shtrimet në spital, respektivisht  nga 2% në 9% me tolerancë të mirë ndaj trajtimit. Marrja e të dhënave nga studimet që aktualisht po kryhen do ishte fillimi i një erë të re për pacientët kardiopatë.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>