Kardiologji

pri232015

Të divorcohesh bën keq për zemrën, sidomos te femrat

Divorci rrit mundësitë për infarkt të miokardit akut (Ima), me rrezik veçanërisht të lart tek femrat", shprehet Matthew Dupre nga instituti "Duke Clinical research institute" në Durham SHBA si dhe autor i studimit të publikuar në "Circulatio cardiovaskular quality outcomes". Sëmundja koronarike prek thuajse gjysmën e meshkujve amerikanë dhe më shumë se një të tretën e grave të cilat janë mbi moshën 50 vjeç dhe sipas vlerësimeve të fundit, do t'i shkaktojë këtë vit një (Ima) gati 1 milion amerikanëve të rritur dhe do të shkaktojë shpenzime spitalore deri në shumën e 12 miliard dollarëve -, thotë autori duke theksuar se edhe pse faktorët kryesor të cilët shkaktojnë (Ima) janë të njohur, bashkëveprimet midis rrezikut të infarktit dhe estrogjenet sociale siç është për shembull divorci nuk janë ende të qarta. Në moshën 50 vjeç më shumë se një e treta e amerikanëve janë divorcuar dhe gati një e katërta e tyre janë rimartuar sërisht, por studimet e deritanishme e kanë anashkaluar divorcinn dhe pasojat e mundshme të tij për shëndetin kardiovaskular tek të dyja gjinitë. Studime të mëparshme sugjerojnë se divorci ka një impakt më të madh tek shëndeti kardiovaskular i femrave se sa tek meshkujt. "Arsyet e këtyre diferencave nuk janë të njohura por hipoteza më e pranueshme është se femrat e divorcuara pësojnë një dëm emocional më të lartë i cili është edhe i lidhur me stabilitetin ekonomik -, theksojnë autorët të cilët kanë përdorur të dhënat e një grupi prej 15827 adultësh midis moshave 45 dhe 80 vjeç të cilët janë ndjekur çdo dy vjet që nga viti 1992 deri në vitin 2010, për të verifikuar nëse gjëndja civile dhe numri i divorceve ishin të lidhura me një shpeshmëri më të lartë të shfaqjes së (Ima). Rezulatet treguan se në krahasim me bashkëmoshataret e tyre të cilat nuk ishin divorcuar, mundësitë për (Ima) ishin më të larta tek femrat të cilat kishin kaluar një divorc ose të cilat ishin martuar sërisht nga e para. Në të kundërt tek burrat, mundësitë për (Ima) rriten vetëm në ato raste kur individi ka kaluar dy ose më shume divorce, ndërsa ata të cilët janë rimartuar sërisht nuk shfaqin rreziqe të tilla. "Janë të nevojshme studime të mëtejshme për të analizuar mekanizmat e këtyre ndërveprimeve duke vlerësuar gjithashtu edhe mundësinë për të gjetur strategji të mundshme për trajtimin e subjekteve në rrezik -, përfundon Dupre.

Circ Cardiovasc Qual Outcomes. 2015;8:00-00. DOI: 10.1161/CIRCOUTCOMES.114.001291. 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>