Kardiologji

pri32018

Hiperkolesterolemia. Një analizë e re, më e saktë dhe jo më esëll

Një grup studiuesish të Universitetit "Johns Hopkins" në Baltimorë ka zhvilluar një metodë të re për llogaritjen e niveleve të kolesterolit LDL në gjak. Rezultatet e studimit, që sapo janë publikuar në "Circulation", sugjerojnë se agjërimi i rekomanduar aktualisht para testit, mund të eliminohet, duke e bërë më të lehtë shqyrtimin.

"Metoda e re e llogaritjes së LDL-së është pak më komplekse se ajo aktuale, por ka avantazhin e të qenit më e saktë dhe mund të kryhet duke përdorur informacionin e mbledhur në mostrën e gjakut për profilin standard lipidik, kontrolluar në sistemin e informacionit laboratorik për të siguruar rezultate më të sakta", thotë bashkautori Seth Martin, profesor i mjekësisë në Universitetin "Johns Hopkins".

"Vetëm 10 deri në 20% e kolesterolit vjen nga dieta. Pjesa tjetër prodhohet nga organizmi", thotë studiuesi, duke shtuar se një pjesë e kolesterolit të tepërt del jashtë në rrugë biliare dhe se në kushtet e të qenit esëll, kolesteroli hematik në pjesën më të madhe të tij, transportohet nga LDL-të, ndaj doza totale e kolesterolit është një tregues, ndonëse i përafërt, i fraksionit LDL".

Autorët kanë krahasuar saktësinë e llogaritjes së re, me atë të metodës Friedewald, të zhvilluar në fund të viteve '70, duke përdorur të dhëna nga 1,545,634 pjesëmarrës në Bazën e Gjerë të të Dhënave të Lipideve, një arkiv klinik i krijuar dhe menaxhuar nga Qendra e Çrregullimeve të Lipideve, "Johns Hopkins".

Nga pjesëmarrësit, 959.153 kishin qëndruar pa ngrënë 10 deri në 12 orë para marrjes së gjakut, ndërsa 586.481 nuk e kishin bërë këtë. "Këto rezultate përmirësojnë kapacitetin vendimmarrës të mjekëve dhe pacientëve në saje të saktësisë më të madhe të testeve, të fituara me metodën e re, pa agjërim", shpjegon Martini, për të përfunduar: "Metoda Friedewald kërkon kujdes më të madh në interpretimin e rezultateve, ndërsa ata që tashmë duan të përdorin llogaritjen e re, mund të përdorin aplikacionin tonë smartfon, deri kur të mundësohet laboratori referent".

 

Circulation. 2018.Doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.117.030677
http://circ.ahajournals.org/content/137/1/10


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>