Kardiologji

qer182018

Udhëzuesi i ri: EKG-ja nuk u duhet këshilluar njerëzve pa simptoma dhe në rrezik të ulët

Në një përditësim të udhëzimeve të vitit 2012 të publikuar në "JAMA", Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA-së rekomandon të mos bëhet një kontroll me elektrokardiogramë për të vlerësuar rrezikun standard në parandalimin e eventeve kardiovaskulare te të rriturit që nuk kanë simptoma dhe që konsiderohen me rrezik të ulët.

USPSTF-ja, ka dashur të vërtetojë nëse një EKG në gjendje të qetë ose të sforcuar, mund të përmirësojë klasifikimin e rezultateve të pacientit asimptomatik kur u shtohet modeleve të vlerësimit të rrezikut, por nuk ka arritur të identifikojë studimet që merren drejtpërdrejt me çështjen. EKG-ja në gjendje të qetë mund të shkaktojë ankth dhe EKG-ja e sforcuar mund të shkaktojë më shumë dëme të drejtpërdrejta, si për shembull nisja e një eventi kardiovaskular ose lezione muskuloskeletike, por të dhënat e pacientëve simptomatikë tregojnë se këto evidenca janë shumë të rralla. Shqetësimi kryesor për të dyja llojet e kontrollit EKG është dëmi që mund të rrjedhë nga procedurat e mëtejshme ose nga ndërhyrjet që mund të bëhen, të bazuara në rezultatet e arritura në këto kontrolle.

USPSTF-ja ka zbuluar se norma e njerëzve që i janë nënshtruar angiografisë pasi kanë bërë një kontroll me EKG të sforcuar (në popullsinë pa simptoma) është përgjithësisht më e vogël se 3%. Në bazë të regjistrave që përfshijnë persona simptomatikë, angiografia është e lidhur me një përqindje të dëmit të rëndë prej 1,7%, me mundësi për aritmi (0,40%), vdekje (0,10%), iktus (0,07%) dhe infarkt të miokardit (0,05%). Rivaskularizimi shton rrezikun e infarktit të miokardit peri-procedurial (1,7%), disektim të arteries koronare (1,3%), evente hemorragjike brenda 72 orëve (1,3%), komplikacione vaskulare (0,4%), insufiçencë renale (0,4%), iktus (0,1%) dhe vdekje në ditën e procedurës (<0,01%).

Duke qenë se, te të rriturit asimptomatikë me rrezik të ulët, ka pak gjasa të ndodhë që informacionet e marra nga EKG-të (në qetësi ose të sforcuara), të përmirësojnë rezultatet e shëndetit, USPSTF-ja ka dalë në përfundimin se kontrolli me EKG në subjektet asimptomatike dhe në rrezik të ulët, nuk ka asnjë dobi neto.

 

JAMA 2018. Doi: 10.1001/jama.2018.6848
http://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/10.1001/jama.2018.6848


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>