Kardiologji

gus162018

Rreziku kardiovaskular dhe avantazhet e uljes së kolesterolit LDL nën vlerat e këshilluara

Një ulje e vlerave të kolesterolit LDL (LDL-C) nën kufijtë aktualë mund të reduktojë rrezikun kardiovaskular, sipas rezultateve të një studimi të publikuar në "JAMA Cardiology".

"Në Cholesterol Treatment Trialists Collaboration (CTTC), te pacientët me nivele LDL-C fillestare prej rreth 131,5 mg/dL, është vënë re një reduktim prej 22% i eventeve kryesore vaskulare për uljen e LDL-C prej 38,7 mg/dL. Por, dobia klinike e reduktimit të LDL-C-së te pacientët me nivele LDL-C shumë të ulëta, mbetet e debatuar. Për këtë arsye, kemi dashur të vlerësojmë efikasitetin dhe sigurinë e saj te pacientët që paraqesin vlera mesatare të LDL-C 70 mg/dL ose më pak", shpjegon Marc Sabatine (Shkolla Mjekësore e Harvardit në Boston), autor kryesor i studimit.

Kërkuesit kanë rishikuar literaturën duke kërkuar studime me barna të ndryshme nga statinat, kanë përdorur të dhënat e CTTC-së për statinat dhe kanë përllogaritur raportin e rrezikut (RR) të ngjarjeve kryesore vaskulare (vdekje kardiake koronarike, infarkt i miokardit, iktus ishemik dhe rivaskularizim koronarik) për një reduktim prej 38,7 mg/dl (1 mmol/L) në nivelin e LDL-C.

Kështu, mes pacientëve në metanalizën CTTC me një mesatare të LDL-C-së në grupin e kontrollit prej 65,7 mg/dL, janë verifikuar 1.922 evente vaskulare të mëdha dhe raporti i rrezikut për eventet vaskulare të mëdha për 38,7 mg/dl të reduktimit të LDL-C-së, ka qenë 0,78. Për tre studime me terapi të ndryshme nga statinat dhe që u janë shtuar statinave, për një numër të përgjithshëm prej 50.627 pacientësh, vlera e LDL-C në grupet e kontrollit ka variuar nga 63 mg/dL në 70 mg/dL dhe janë verifikuar 9.570 evente vaskulare të mëdha. Terapia jo me statina e ka ulur kolesterolin LDL nga 11 mg/dl në 45 mg/dl) dhe raporti i rrezikut për eventet vaskulare për 38,7 mg/dl reduktim të LDL-C ka qenë 0,79. Për statina dhe jo statina të kombinuara, raporti  i rrezikut ishte 0,79.

Ulja e LDL-C-së nuk ka rezultuar e lidhur me një shtim të rrezikut për ngjarje të kundërta të rënda. "Siç përmendet në këto rezultate, ka prova të forta që mbështesin nevojën e përditësimit të udhëzimeve aktuale të Shoqatës Amerikane të Zemrës dhe Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë", shkruan në një shkrim shoqërues, Antonio Gotto Jr (VVeill Cornell Medicine, Nju Jork).

 

JAMA Cardiology 2018. doi: 10.1001/jamacardio.2018.2258
https://dx.doi.org/10.1001/jamacardio.2018.2258

JAMA Cardiology 2018. doi: 10.1001/jamacardio.2018.2273
https://dx.doi.org/10.1001/jamacardio.2018.2273


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>