Kardiologji

tet102018

Pacientët me ekzemë të rëndë, janë më të rrezikuar për evente kardiovaskulare

Ekzema e rëndë te të rriturit është e lidhur me një shtim të moderuar të rrezikut për probleme kardiovaskulare, duke përfshirë infarktet, iktuset dhe çrregullimet në frekuencën kardiake, sipas një studimi britanik të publikuar në "British Medical Journal". "Ky është studimi më i madh i kryer deri më tani për të vlerësuar lidhjen midis ekzemës atopike e ngjarjeve të mëdha kardiovaskulare dhe rezultatet tona mbështesin strategjitë e planifikimit dhe parandalimit mes këtyre pacientëve", thotë Sinéad Langan (Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër), autori kryesor i studimit.

Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e më shumë se 385.000 të rriturve me ekzemë atopike dhe i kanë përshtatur më tej, duke i krahasuar me maksimumi pesë vetë me të njëjtën moshë dhe seks, por pa ekzemë. Pacientët janë klasifikuar si të prekur nga ekzema atopike e lehtë, e moderuar ose e rëndë dhe janë ndjekur mesatarisht për pesë vjet. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar eventet kardiovaskulare të mëdha, mes të cilave: infarkt miokardi, anginë e paqëndrueshme, pamjaftueshmëri kardiake, fibrilacion atrial, iktus dhe vdekje nga shkaqe kardiovaskulare. Pas marrjes në konsideratë të faktorëve të njohur të rrezikut kardiovaskular, të tilla si indeksi i masës trupore, pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit, studiuesit zbuluan se pacientët me ekzemë të rënda kishin një shtim rreziku prej 20% për iktus, 40-50% për anginë të paqëndrueshme, infarkt të miokardit, fibrilacion atrial e vdekje kardiovaskulare dhe shtim prej pothuajse 70% të rrezikut për pamjaftueshmëri kardiake.

Jo vetëm kaq. Rreziku ishte më i madh edhe për pacientët me ekzemë të rëndë ose më aktive. Autorët theksojnë se, duke qenë se ky është një studim vëzhgues, nuk mund të nxirren konkluzione përfundimtare për shkakun dhe efektin dhe se ka disa kufizime, të tilla si mundësia për të bërë klasifikim të gabuar të ashpërsisë së ekzemës.

"Këto rezultate mund të gjejnë vend në diskutimin për shpërndarjen e burimeve shëndetësore në trajtimin e ekzemës, e cila rrjedh nga barnat biologjike të shtrenjta të gjeneratës së re që kontrollojnë më mirë ekzemën e rëndë. Vlerësimi nëse këto barna reduktojnë ngjarjet kardiovaskulare te pacientët me ekzemë të rëndë është hapi tjetër i rëndësishëm", shkruan në një editorial John Ingram nga Universiteti i Kardifit.

 

BMJ. 2018. doi: 10.1136/bmj.k1786
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29792314

BMJ. 2018. doi: 10.1136/bmj.k2064
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29794003


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>